Lajm i mirë – më në fund e gjeta…

[ më në fund e gjeta si duhet pezulluar “lajmërimet” për komentet në Fb ]

…s’di nëse ju veç e keni ditur, por sa për vete secilën herë e më tepër jam duke e kuptuar, as manipulimet e Fb nuk qenkan të përkryera, dalëngadalë sikur ato xingla-zilet e tyre kanë filluar të “ndryshken”, sikur ka filluar t’i qërohet “boja” e secilit truk të tyre, ok nëse abstraksioni ju huton a ju trullos atëherë ja një shembull konkret, psh. nëse në Fb s’keni dhe aq shumë “miq”, por vetëm disa sosh, dhe nëse helbete komenton diku tek postimet e tyre, është e çuditshme pastaj sa shume shenja-mesazhe t’i nis Fb (aso të kuqe), të thotë “dikush sapo komentoi ATY ku ke komentuar TI”…

…ehuuu, dhe çfarë pastaj, thuase qëllimi im na paskësh qenë të komentoj dhe të garoj me famozitetin e miqve, thuase nuk e dija unë sa të famshëm i paskam miqtë, nëse t’mos na ishin të njohur, të popullarizuar e të famshëm… nëse t’mos i kisha miq në radhë të parë, le që as ata s’do ma varnin, por ku i dihet… ndoshta as unë vetë s’do t’i kisha pranuar si “miq”, është vetvetiu e mirëkuptueshme, disa gjëra si ndërsjellëza janë të (vetë)kuptueshme, reciprokisht nënkuptohen : )

…shpesh jam pikëlluar, shpesh jam “penduar” për komentin e bërë, të tjerët mund t’i kenë me mijëra e mijëra vizitorë, ndoshta me dhjetra-mijëra e edhe më shumë, politikanët i kanë me qindra-mijëra e ndoshta dhe miliona, apo jo, imagjino secilit fans i teket 1 figurinë (1 “smile”, a 1 zemër), qebesa s’është koment dy pika dhe 1 kllapë : ) ama Fb me ato shenjat e kuqe pastaj s’di të ndalur, ta shpif – sonte e gjeta si duhet “shmangur” kjo, nesër do ta qeras veten…
(sg – ap, t 2018)