Ellen Bass – Thelbësore është

Ellen Bass [ 1947, ShBA ]

THELBËSORE ËSHTË
Ellen Bass [ 1947, ShBA ]

ta duash jetën,
ta duash dhe kur s’di si
kapërdihet as tretet,
kur gjithçka që ke mbajtur
të shtrenjtë shkërmoqet
në duart si letër e djegur,
fyti ngulfatur me llumin
jetësor. Kur pikëllimi
të kaplon, nxehtësia tropikale
e tij e trash frymën,
ajri rëndohet si uji,
më i përshtatshëm për
verzat sesa për mushkëritë;
kur pikëllimi të rëndon
si mishi yt, madje më i tepërt,
si obesitet pikëllimi, mendon:
Si mund ta përballojë
trupi këtë? Pastaj e mban
jetën si fytyrë mes pëllëmbëve,
si fytyrë e rëndomtë, pa
buzëqeshjen e nurshme,
pa dritë-vjollcën e syve,
dhe thua, po, do t’pranoj,
Do të të dua, përsëri.

– – –
© E. Bass – Burimi: “Poetry of Presence: An Anthology…” (2017) – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2022