Postim i padobishëm – Fb-postimi nr 1, 2022

…siç e dimë, fjalët e Fb-mesazheve tona, fotot e ndryshme, telefonatat, germat e SMS, twitter-izmat, fjalët e emailave etj. etj. binarizohen eterit dhe kabllove optike për të shetitur aneskaj planetit – nëse ta keni hetuar se disa mesazhe vonohen, epo sepse nganjëherë e humbin udhën, fillimisht ia mbathin në Australi, sorollaten diku ishujve të Oqeanisë, pastaj nisen andej në Japoni, Siberi, Mongoli, Turqi për t’u kthyer të rraskapitur në Evropë, madje shpesh harrojnë se duhej në Amerikë, i zë gjumi këndej dhe tek të nesërmen ia mbathin ta kalojnë oqeanin…

…sistemi modern i numrave binar qe shpikur nga Gottfried Leibniz në v. 1689 – shpikja e Leibniz përbën bazën për kodin binar, 2 simbole të vetme (0 dhe 1) janë mrekullia si “gjuhë” me të cilën miliarda aparate merren vesh mes vete, pastaj merren vesh me njerëzit e mbarë planetit (ose ua mundësojnë atyre “marrëveshjen” dmth.), natyrisht, as që e vrasim mendjen por në fakt është “gjuha më e madhe” që sot e përdor mbarë njerëzimi…

…psh. imagjino gjithë celularët e kësaj bote (vetëm telefonat mund t’jenë me miliarda, fare lehtë), pastaj kompjuterat e gjithë Internetit, të Intranetit, të Extranetit, madje përdoret dhe “përjashta” planetit : ) psh. për komunikimin me aparatet e ISS, me ato të Hubble-teleskopit dhe me aparatura të ngjashme, me mijëra satelitë tek vërtiten në orbitë, pastaj me aparatet e panumër sondave tek bredhin hapësirës së Sistemit Diellor etj. etj. – ngjitur 1 poezi e përkthyer nga shqip në “binarisht”, dmth. e kundërta e dobisë, postim totalisht i padobishëm, e di që AI-lexuesit nuk lexojnë poezi ama desha t’ia filloj Fb-vitit me postime sa më mbrapsht : )
(sguraziu – ap, j 2022)