“Letërsia është vendi ku imagjinatat tona e gjejnë idealin e tyre në përpjekjen për t’kaluar nga imaginata në besim dhe tutje në veprim, vendi ku ato e gjejnë vizionin i cili është burimi i të dyjave, i dinjitetit dhe i kënaqësisë së jetës” – – Northrop Frye (1912-1991)
Northrop Frye (1912-1991) ishte njëri nga teoricienët dhe kritikët letrar më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shekullit XX. Në “Anatomy of Criticism” (Anatomia e Kritikës) Frye argumenton që praktika e leximeve të “ngushta” të teksteve letrare (si tekste specifike, apo si shkrime të veçanta), qasje kjo që favorizohej deri atëherë nga përfaqësues të së ashtuquajtures Kritika e Re, nuk është qasje e “shëndoshë”, sipas tij studimi letrar duhet të jetë shkencor në natyrën e vet, të mbështetet në kondita të “gjeneralizmit” shkencor, e jo thjesht studim personal, apo kritikë letrare impresioniste, personale.
“Anatomia e Kritikës” e pati parë dritën e botimit në v. 1957, dhe konsiderohet si “Magnum Opus” (ose si kryevepër) ndër veprat e tij. Sipas një editori “Anatomia e Kritikës” (libër që përbëhet nga 4 ese, rreth 400 faqe) është mjaftueshëm vepër fondamentale sa i përket kritikës… sa do duhej të titullohet “Principia Critica”.
(sg – ap, sht 2018)
[ Fotoja: Darren Byers & Fred Harrison – Skulpturë e Northrop Frye, 2012 ]

