Harold Bloom – Kritika letrare merret me brekushet viktoriane!

“Mund t’mos e keni ditur nga leximi i “Anatomia e Kritikës”* se lufta për madhështinë mund t’jetë e egër, dhe në fund kjo luftë s’merr asnjë rob lufte. Unë jam i prekur thellësisht, pavarësisht vetvetes, lidhur me atë që Fraji shkruan “…sikur ta kishim gjithë përjetësinë për ta përthithur Kodin e Madh të Artit”.
E megjithatë, pas Emerson dhe Kenneth Burke, ndjehem i detyruar të jem pragmatik. Sepse, çfarë duhet ri-lexuar?
Duke i mënjanuar fare kanonizimet e Shkollës së Zhgënjimit të të gjithë atyre, të së kaluarës dhe të së tashmes, të cilët s’ia dalin ta shkruajnë rrugën e tyre përjashta një “qeseje prej letre”, unë ballafaqohem çdo ditë nga një baticë e librave, të provave, të dorëshkrimeve dhe të letrave që ndryshojnë nga asgjë, e deri në aso me vlera të konsiderueshme letrare. /. . . / Në gjithë këtë përhapje masive të prodhimtarisë, zor se do t’i kthehem Frajit për ngushëllim e për ndihmë. Por, atëherë ku apo kujt duhet t’i kthehem?
Kritika e Frajit do të mbijetojë për shkak se është serioze, shpirtërore, dhe gjithëpërfshirëse, por jo për shkak se është sistematike apo se është manifestim i gjenialitetit.
Nëse “Anatomia e Kritikës” fillon të duket një copë “periudhë kohore”, e njëjta vlen dhe për “Drurin e Shenjtë” të T. S. Eliot*. Kritika letrare, për të mbijetuar, duhet t’i braktis universitetet, ku “kritika kulturore” është një bishë triumfuese që nuk duhet përzënë. “Anatomitë” e lëshuara nga akademitë merren me sekretet e ndërlikuara të brekusheve të femrave nga era Viktoriane, dhe ndërsa historitë narrative merren me sutjenat e femrave. Leximi kritik, disiplina e çështjes si duhet lexuar dhe pse, do të mbijetojë në kokat e këtyre shkollarëve të vetmuar, diku jashtë.”
– – –

* Northrop Frye (1912-1991) – “Anatomy of Criticism”, 1957
* “The Sacred Wood”, përmbledhje prej 20 shkrimeve eseistike për poezinë dhe kritikën letrare nga T. S. Eliot, publikuar në v.1920
(Përgatitur nga S. Guraziu – Ars Poetica, 2006 – Northrop Frye në retrospektivë, 2000)

Harold Bloom