Të mëdhenjtë e Muzikës nuk frymëzohen vetëm nga Muzat!

S. Guraziu – Ars Poetica, Sht 2016 (të mëdhenjtë e muzikës, Wagner & Williams – Koment)

Si duket për t’ardhur veprat e mëdha në jetë, aso maestrale e monumentale, edhe vetë Muzat i bashkojnë forcat… (ndoshta ngjashëm, pse jo, siç bëhen bashkë heronjtë e Marvel, ta zëmë në Avengers : )

Para ca viteve autori Steve Lovelace pati shkruar se edhe efektet vizuale filmike (të cilat si novacion erdhën “vonë”, në vitin 1977) megjithatë frymëzohen nga Tekna (e njëjta muzë pra që e pati frymëzuar dikur Da Vinçin për “Mona Lizen”, dhe e cila i frymëzon të gjithë piktorët e botes).

Por Lovelace e pati marrë si shembull melodinë epike monumentale të John Williams, Marshi Perandorak (sipas meje, është kjo ndoshta melodia epike më e njohur e modernitetit… në erën e “entertainment”). Marshi Perandorak duhet t’jetë frymëzuar nga Eutera – thoshte ai. Sipas Lovelace një ide aq e madhe si Star Wars është e “paracaktuar” t’ketë frymëzime të gjithanshme, dhe nuk “përzihet” vetëm 1 muzë por shumë sosh… të cilat vërtiten rreth e rrotull duke frymëzuar, secila më e zonja se tjetra : )

Mirëpo, pavarësisht respektit për idenë e Lovelace, dmth. përveç frymëzimit nga Eutera mendoj se e kam gjetur nga ku mund t’jetë frymëzuar i madhi John Williams për “marshin perandorak” (melodi epike, si pjesë e sagës disamiliardëshe tashmë, të Star Wars) – më poshtë dy audio-video që ndihmojnë për ta “kuptuar” nëse teza ime ka sadopak “themel” : )

– John Williams – Imperial March (Marshi Perandorak)
(Vienna Philharmonic Orchestra – nën udhëheqjen e John Williams)

John Williams’ movie soundtracks are among the best-loved of all time. Before a single note had been played at the Hollywood legend’s debut concert with the Vienna Philharmonic, Maestro Williams received a standing ovation. Their sensational performance of the “Imperial March” from “Star Wars” underlined the rapport and affection between orchestra and composer. “It was honestly one of the best presentations of that March I’ve ever heard”, Williams reflected afterwards. “They played it as though they owned it.” [ Deutsche Grammophon – DG ]

 

– Richard Wagner – Ritt der Walküren
(Berliner Philharmoniker… nën udhëheqjen e të famshmit Daniel Barenboim – por qenka fshirë (thotë Youtube), e zëvendesova me një tjetër video, s’di nga kush performohet, s’paska të dhëna)

(sqarim shtesë)
Walküren – secila nga dymbëdhjetë shërbëtoret e Odin, sipas mitologjisë nordike besohej se kur një viking vdiste në betejë, njëra nga to e shoqëronte atë për në Valhalla (vendi ku heronjtë e vrarë në betejat besohej pastaj të festonin përjetësisht me perëndinë Odin – zot suprem dhe krijues, zoti i fitores dhe i të vdekurve) – mitologjia nordike (bën pjesë, ose hyn në kuadër të mitologjisë germanike) është njëra nga më të njohurat ndër popujt e Evropës Perëndimore…