Albert Einstein – S’është se jam aq i mençur… !

S. Guraziu – Ars Poetica, 2007 – disa nga thëniet më të “mençura” të Ajnshtajnit – thjeshtësia intelektuale, mençuria, fizika, relativiteti, dashuria, suksesi, jeta… të gjitha janë të lidhura : )

– Kushdo që ndërmerr ta vendos veten si gjyqtar në fushën e së vërtetës dhe të diturisë, anija e tij do t’shkallmohet nga të qeshurat e Zotit.
– Nëse A eshtë e barabartë me Suksesin, atëherë formula është: A = X+Y+Z (X – puna, Y – loja, Z – mbaj gojën mbyllur).
– Në këtë botë janë vetëm disa nga ata që shohin me sytë e tyre dhe që ndiejnë me zemrat e tyre.
– Mbaj dorën mbi një stufë të nxehtë për 1 minutë, dhe duket sikur zgjatë 1 orë. Rri ulur me një vajzë të bukur për 1 orë, duket sa 1 minutë. Ky është Relativiteti.
– Si do ta shpjegoni mbi këtë tokë ndonjëherë nëpërmjet kimisë dhe fizikës fenomenin aq të rëndësishëm biologjik siç është “dashuria e parë”.
– Gravitacioni s’mund të konsiderohet përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.
– Jeta ime është gjë fare e thjeshtë për t’i interesuar kujt. Është fakt i njohur se unë pata lindur, kaq… kjo është e gjitha çfarë nevojitet.
– S’është se jam aq i mençur, është vetëm se unë merrem më gjatë me problemet.

Albert Einstein (1879-1955)