Thëniet më të “mençura” të Berluskonit ndër vite!

S. Guraziu – Dhjetor 2011 (Disa nga gafat dhe thëniet e Berluskonit ndër vite, sipas Time Magazine)

1. Jezusi miliarder
– ”Unë jam Jezu Krishti i politikës. Jam një viktimë, unë e flijoj veten për të gjithë”- (2006, në një miting)

2. Engjëlli i vogël i Italisë
– “Për fat të keq në jetën time s’kam marrë pjesë në ndonje festë të egër a të shthurur” (lidhur me thashethemet se kishte mbajtur ahengje të shthurura diku në vilat e tij)

3. Diktatori dhe kali i tij
– “Do marr guximin të citoj një frazë nga dikush që konsiderohet si diktator, një diktator i madh dhe i fuqishëm, Benito Musolini. Në ditarin e tij jo shumë moti kam lexuar këtë shprehje: “Thonë se unë kam pushtet. Kjo s’është e vërtetë. Ndoshta zyrtarët e partisë sime po. Ama unë s’di. E gjitha çfarë unë mund t’bëj është t’i them kalit tim të shkojë drejt apo majtas. Dhe duhet t’jem i lumtur me kaq“- (2010, në një konferencë shtypi pranë Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris)

4. Veni Vidi Vici
– “Kurrë s’kam paguar një femër. Unë kurrë s’e kam kuptuar se ku është apo ku mbetet kënaqësia nëse ta keni humbur atë kënaqësinë e pushtimit” – (2009, duke u përgjigjur per akuzat se kishte fjetur me një prostitutë)

5. Pasuria Kombëtare
– “Italia është tani një vend madhështor për të investuar… sot kemi më pak komunistë, dhe ata që janë aty-ketu, e mohojnë që kanë qenë të tillë ndonjëherë. Një tjetër arsye për t’investuar në Itali është se kemi sekretaresha të bukura… vajza të shkëlqyera” – (2003, NYSE, Nju Jork)

6. Rrezitur si çokollatë
– “Më duhet t’jua përcjell përshëndetjet, nga një njeri, hm… si ishte emri i tij, si quhej – vetëm një minutë… ishte dikush me një “ten” prej çokollate, e gjeta… Barack Obama. Ju s’do ta besoni por ata kishin vajtur së bashku në plazh për të marrë një ngjyrë, sepse dhe gruaja e tij ashtu si “çokollatë” është” – (2009, në një tubim politik)

7. Zgjedhja e mençur
– “Më mirë t’jem i çmendur nga vajzat e bukura sesa t’jem homoseksual” – (2010, në një show motoçikletash duke shpjeguar se përse skandalet e tij seksuale s’kanë rëndësi)

8. Gjërat e arritshme
– “Gjeje një dashnor të pasur. Ky sugjerim i imi s’është aspak jorealistik…” – (2010, në një tubim politik duke ofruar këshilla për femrat që kërkonin stabilitet financiar)