Kadare – Gjatësia infernale e otomanizmit, vrasja 5-shekullore e shqipes!

“…koha e sundimit osman për nga gjatësia mund të quhet pa frikë infernale: 500 vjet. Tingëllon e pabesueshme dhe vërtet është aq e pabesueshme…
…nga gjithë gjuhët e Gadishullit të madh Ballkanik, gjuha shqipe është e vetmja, shkrimi i së cilës u ndalua për 500 vjet. Unë nuk di ndonjë vend tjetër në kontinentin europian, gjuha e të cilit të ketë pësuar një tmerr të tillë…
…Shqiptarëve u lejoheshin shumë gjëra: u lejoheshin kishat, pronat, gradat e larta në ushtri e në administratë, madje posti i kryeministrit perandorak, që ata e patën disa herë, por nuk iu lejua kurrë një gjë: shkrimi i gjuhës shqipe…”

[ Ismail Kadare, Palermo, 2007 (fjalim, në plotësi publikuar në alb-spirit/com) – Fotoja: Florion Goga ]