Në zgrip të problematikës, 2009

NË ZGRIP TË PROBLEMATIKËS
SG, 2009 (skicë)

Dhoma sheh në një shesh të vogël me plot drunj dhe kurorash, shesh i bukur është, gjithandej lule, pastërti dhe dritë, aroma e freskia të mbushin jetë, madje dhe dimrave plot zymtësi, të mahnit matematika e rregullit, simetria e saktë e frymimit të tij – por problemi im lind agsholeve, gjithmonë kur thjesht më flihet shumë, kur vdes për një sy gjumë, një milion zogj ia fillojnë bobooo, gjithfarë muzikash grumbullohen vetëm tre metra larg dritares, kakofoni klithmash e cicërimash – sa e lehtë për ta – them mëvete – “ekosistem” i ngrohur, i ngopur, gjithfarë puplash e ngjyrash, laryshi shpirtrash në paqe me lulet, gjethnajë e pafund harmonie, melodi si arie hyjnore – natyrisht, në këtë drejtim më mrekullojnë, ua kam fort zili, aq shume lakmi, merreni me mend… sa dhe i inatosur, qejfprishur e përgjumshëm, i dua.

Mirëpo një mëngjesi dy të tillë bukuroshë-fluturoshë, uuuaa çfarë arrogance, në parmakun tim koncert harabelash, pandehnin se janë vetë Mozarti a Presley, s’dinin të ndalur, nga përtej xhamit ca tinguj e notash m’i bënë sytë kokërr – s’durova dot, brofa si trim nga shtrati, hapa dritaren dhe pa asnjë zë… i tremba burrërisht.
Për një çast mu bë sikur dhe ata të tjerët qeshën me ta, le të jetë – mirë ua bëra, të njëjtën ma bëjnë dhe mua çdo ditë!

[ video ]
sot heret ne mengjes, me telefon ashtu nga dritarja “zhurmaxhinjte” e problematikes
per t’i degjuar me mire ndoshta duhet rritur pakez volumi i zerit, sepse telefoni i keq mbase
dikur para 6-7 viteve pata shkruar rreth problematikes : )
23 Qershor 2016