Sonte pakëz për kafshët – Chow-Chow dhe Mbreti Zog

(për kafshët… me shkas)

…qeni që kemi ne (shtëpia jonë) i takon racës “chow-chow”, vërtet një kafshë e mrekullueshme, nuk di për të tjerët pronarë lidhur me përvojat e tyre, por në jetën time s’kam “njohur” një shpirt të tillë kafshe, shpirt i kulluar me plotkuptimin e fjalës – ka patur të tillë dhe vetë Mbretëresha Victoria (e Britanisë), e dija se ka patur dhe Sigmund Freud, Pablo Neruda etj. por nuk e dija që ka patur dhe Mbreti Zog (i Shqipërisë), sonte e mësova, më doli pothuaj si “kuriozitet” – andaj i ngjita ca foto të qenushit tonë, si dhe bëra një lloj “kartoline” (meqë fotot bardh-e-zi sikur përputheshin pakëz, mbretit të vërtetë Zog me qenin e vet ia ngjita anash “mbretin fals” : )
(infot në anglisht nga “kennel club, UK”)

…disa nga personalitetet e njohura që kanë patur ose kanë chow-chow (sipas Internetit, aty më doli dhe fotoja e Zogut, nga aty e mësova dmth.) – Sigmund Freud, King Zog of Albania, Queen Victoria, Pablo Neruda, Joan Crawford, Clark Gable, Martha Stewart, Gloria Swanson, Linda Thompson (girlfriend of Elvis Presley), Calvin Coolidge, Dorothy Lamour, Frances Dee, Walt Disney’s wife, David Lloyd…