Irma Sharikadze – “Qielli si Kurorë” (Bukuria e Gjeorgjisë)

Irma Sharikadze – “Qielli si Kurorë” (Projekt fotografik – Bukuria e Gjeorgjisë)

…fotot e projektit “Qielli si Kurorë” vërtet të bukura (disa sosh po i ngjes këtu), pothuaj diç si epitomë fotografike, me vetëm ca foto sikur “mishërohet” komplet etno-bukuria gjeorgjiane – siç qenka shprehur vetë fotografja e talentuar, Irma Sharikadze, “misioni dhe fati i saj është kërkimi i së bukurës, bukuria njerëzore është një sekret i pandashëm nga dashuria”…

…një tjetër projekt i bukur i fotografes Irma (disa foto që i pashë – projekt i titulluar “Rrënjët”) bazohej në idenë e kthimit tek etno-rrënjët, duke e përshfaqur lidhjen vizuale mes të tashmes dhe të përjetshmes, për njërën nga fotot Irma e kishte “veshur” trungun e një peme, e që (sipas përshkrimit nga ajo) është simbol i tokës amë, si nënë, si jetë dhe përjetësi – vërtet bukur, do doja sikur dikush nga fotografët tanë, në të njëjtën frymë me projektin “Qielli si Kurorë” të fotografes gjeorgjiane, herë pas here (me projekt-qasje të ndryshme, aneskaj trojeve etnike) ta vizualizonte etno-bukurinë shqiptare, e cila siç dihet aq e pasur dhe e larmishme, pothuaj sa e paarritshme…
(sguraziu – ap, m 2023)