As 1 punëtor “humanoid”, vetëm “robotoidë”!

[ as 1 punëtor “humanoid”, vetëm “robotoidë, hekura të mençur” ]
sguraziu – ars poetica, mars 23

(…disa vite më parë komiteti i çështjeve ligjore të BE-së sugjeronte se robotoidëve mund t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore” : )

…lidhur me grevën franceze dhe fotot e “mbeturinave të Parisit” (që i postova më parë), njëri nga miqtë komentoi:
“…fakt i çuditshëm greva, thuase në Francë ka përparuar shkenca e mjeksisë aq shumë sa t’jetë shtuar dhe jetëgjatësia dukshëm, para 100 vitesh francezi mesatar pas pensionimit i kishte ndoshta 5-6 vite jetë, sot mbase mund t’i ketë 20 vjet! pse protestat? thuase puna t’na ishte “motër” me vdekjen (dhe për t’ia patur frikën)”…

…pra miku aludonte se në fakt do duhej t’ishim të lumtur nëse kemi çfarë punojmë, sesa 2 vite më herët pension – i thashë “pajtohem”, fare dakord…

…me “pajtimin” po nënkuptoja se duke punuar ia dëshmojmë vetes shëndetin, gjallërinë e vitalitetin, ashtu-kështu mund të ndodhë e ngelemi fare pa punë, psh. fabrikat e veturave që tani s’kanë nevojë për aso “punëtorë klasikë”, dihet se robotizimi industrial e bën të veten, BE-ja madje i pati shqyrtuar dhe të “drejtat” e robotëve, para 5-6 viteve komiteti i çështjeve ligjore të BE-së rekomandonte të sqarohej statusi ligjor i robotëve, sugjeronte se robotoidëve mund t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore” : )

…sidoqoftë, nëse tani e mundur pa punëtorë, vallë si do jetë pra pas 50, 100, 150 vitesh ! – padyshim Henri Fordi do ishte “mrekulluar”, nëse s’gabohem ai e pati “aplikuar” i pari prodhimin serik, apo si duhet thënë, e pati përkryer linjën e prodhimit masiv, si industrialist i madh do pajtohej me sugjerimet e BE-së, do impenjohej për të “drejtat e robotëve”, pa le që hekurishtet kanë më pak telashe ligjore se ato “sindikatat klasike të proletariatit” : )