Një ditë do t’i bëjnë fuuuzë 500 milionë evropianë!

[ një ditë 2 milionë kosovarë do t’i bëjnë fuuuzë 500 milionë evropianë ]
(sguraziu – ap, mars 2023 – pak humor)

…ja me çfarë “lajmesh” merren, mozomokeq – dmth. urimi i z. Pacolli për ditëlindjen e z. Kurtit duhet të shërbejë dhe si “mesazh” dedikuar simpatizantëve të vet, se Kurti i ka tradhtuar “votat” që ia kanë falur 200-mijë shqiptarët e Zvicrës dhe gjithë kosovarët që “mendojnë” si ta (ia patën falur për “hir të Bacës Adem”, dmth. meqë Kurti “nxënës politik” i Demaçit), dhe këtë mesazh, pa pikë turpi “koduar gjoja me Ramazanin e muslimanizmin” (duhet përdorur dhe feja, gjithçka që ke në dispozicion), përcjellur nga pasaniku më i madh kosovaro-zviceran, duhet ta transmetojë pikërisht Bota Sot, eventualisht dhe të tjerat “gazeta” të verdha që gravitojnë rreth tyre, ajmee…

…nganjëherë them, thjesht çështje kohe, një ditë sapo BE-ja ta pranojë Kosovën “brenda”… qebesa 2 milionë kosovarë do t’i bëjnë fuuuzë 500 milionë evropianë, historia ende s’e ka parë dritën mirëfilli, historianët s’e kanë “kuptuar” por me gjasë dhe Perandorinë Osmane dikur e patën dobësuar shqiptarët, sepse i kishin sëpaku nga 2 axhenda (njësoj si Skënderbeu, edhe ai sa për sy e faqe shtirej “musliman”, në fakt kishte tjera “plane” në kokë), shqiptarët duke u shtirur herë si “rilindas” e herë si “Muhamed-anë të Egjiptit” 2-3 shekujt e fundit e patën “gërryer” perandorinë nga brenda, turqit s’dyshonin gjë, u jepnin gjithfarë postesh e dekoratash : )