(sg – ap, pr. 23)
…m’pati rënë puna të zotohem se patjetër do shoh ndonjë nga vizatimorët Tom & Jerry, zotimi (aso heshturak, sa për vete) kësaj radhe kishte t’bënte më shumë për hir të aspektit edukativ sesa të atij argëtues, ashtu-kështu aventurat e Tomushit e të Miushit s’kanë qenë kurrë “bajate”, nuk zgjasnin dhe aq, 3-4 minuta – që t’u kthehem vizatimorëve ma pati sugjeruar dikush nga miqtë, sipas tij pothuaj të gjitha metaforat e partive mund të “trasohen” (sidomos të partive kosovare), të gjitha analogjitë, dhe se pastaj shumë më e lehtë të kuptohet “politika”…
…padyshim miku do ketë “zbuluar” diç (duke i krahasuar vizatimorët me realitetin politik, duke i analizuar “analogjitë”) përndryshe s’do ma sugjeronte as “këshillën” – por se si harroj, ka mbi 2 vite qesh “zotuar” se do i shoh, ndonjëherë kujtohem, them “hë sonte në mbrëmje” e prapë harroj, secilën herë më shmanget, harrestar i keq, uroj t’mos harroj sonte : )