Hester Knibbe – Po

PO
Hester Knibbe [ 1946, Holandë ]

Dashuri, po gjithmonë është një trup i lidhur
me të, dhe kjo e bën, dhe e bën, e bën

të ndërlikuar nganjëherë. Por s’ka gjë, jemi
mpleksur aq gjatë bashkë e futur në njëri-tjetrin
sa s’ka si humbim kurrë rrugë as të ndahemi.

Natyrisht, parandjenjat zvarriten nën lëkurë,
hedhin hapin me ty kur vallëzon, të ndjekin pas
kur vrapon, struken me ty në divan, rrinë aty

dhe më vonë ëndrrat tua bredharake janë, lumin
e vjetër që dëshiron të rrjedh dimri e torturon.

Por s’ka gjë, dhe Sfinksi me gjëzën që na e jep
kush për cilin më së shumti një asgjë është,

sa për t’u shqetësuar, ne thjesht për dore do
kapemi dhe aty ku rruga mbaron do t’flemë.

– – –
© H. Knibbe – Burimi: Archaïsch de dieren”, via Poetry International – Rotterdam
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015

– – –

Notë:
poetja Hester Knibbe (1946) ishte fituese e VSB-Çmimit për Poezi, 2015 – është ky çmimi më prestigjioz për Holandën dhe Belgjikën… ndahet çdo vit, në Janar, për përmbledhjen më të mirë poetike.