“Science” – Fitorja e së djathtës ekstreme i brengosë akademikët holandezë

(s. guraziu – ap, dhjetor 23)

…edhe pse një qeveri e udhëhequr nga Wilders ende nuk është gjë aq e sigurt, pritet formimi i një qeverie të dominuar nga aleatët e djathtë të Wilders. Perspektiva e tillë politike i shqetëson shumë studiues holandezë – thuhet, ndër të tjera, në artikullin e “science”. Bota akademike holandeze e sheh axhendën nacionaliste të PVV si një kërcënim për komunitetin shkencor.
…PVV i fitoi rreth 23% të votave në zgjedhjet e 22 Nëntorit 2023, duke u bërë partia më e madhe në parlamentin holandez, dhe e para në radhë për ta krijuar një qeveri koalicioniste.

Qeveria e udhëhequr nga Wilders do t’vendoste kufizime të mëdha për studentët e huaj. Reduktimi i madh i këtyre do t’krijonte sfida financiare për shumicën e universiteteve holandeze. Studentët ndërkombëtarë përbëjnë 15% të studentëve në universitetet e Holandës…

…po ashtu Wilders dëshiron që Holanda të largohet nga BE-ja, sipas PVV vendi paguan më shumë sesa merr nga BE-ja. Kjo do i dëmtonte shumë fondet e mëdha shkencore që alokohen dhe akordohen nga organizmat e BE-së. PVV synon t’i heqë politikat klimatike që merren me reduktimin e emetimeve të CO2. PVV synon fokusimin vetëm në masat e “përshtatjes”, të tilla si ngritja e digave, parandalimi i përmbytjeve – shkruante “science” në artikullin e vet…

[ Artikulli i “Sience” ]