Hilda Doolittle – Helena

HELENA
Hilda Doolittle [1886-1961, ShBA ]

E gjithë Greqia i urren
sytë që s’lëvizin në fytyrën-mermer,
shkëlqimin si të ullinjve
ku ajo qëndron,
dhe duart e bardha.

E gjithë Greqia e përqesh
fytyrën e zbehtë kur ajo buzëqesh,
urrejtja thellohet dhe më tej
kur e pushton zbehja dhe bardhësia,
duke kujtuar magjepsjet e kaluara
dhe sëmundjet e përjetuara.

Greqia duket jo e shqetësuar,
vajzë e Perëndisë, lindur nga dashuria,
bukuri e këmbës gurftohtë
dhe gjunjtë më të hollë,
vërtet mund ta donin atë vajzë,
sikur ajo të trazohej në shtrat,
hi i bardhemë mes selvish të varrimit.

– – –
© 1982 Est. of H. Doolittle – Burimi: Collected Poems 1912-1944 (New Directions, 1982) – via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2015

– – –

Sipas mitologjisë greke, Helena e Trojës (e njohur dhe si Helena e Spartës) konsiderohej gruaja më e bukur në botë, ishte vajzë e Zeusit dhe e Ledasë, motër e Kastorit, Polluksit dhe Klitemnestres.

Evelyn De Morgan (1855-1919) – Helena e Trojes, 1898