Lucy K. Holt – Lorka

LORKA
Lucy K. Holt [ 1982, Australi ]

Ndenji një moment afër murit
pastaj eci drejt ekzekutuesit
u zgjat për gojën e pushkës
dhe u përpoq ta merrte prej tij,
butësisht, si t’ishte thikë buke
e një të dashuri tek gjestikulonte.

U kthye rishtas kundër murit
pastaj u largua tutje përsëri
apologjetikisht, si thirrja
për grushtim e një zemërthyeri
në mbyllje të bar-it.
Por ata e rrëmbyen
dhe e gjunjëzuan
dhe e thyen
lutjet e tij tani një lumë luanësh.

– – –
© L. K. Holt – poete australiane, qe prezantuar në Festivalin e 43-të Ndërkombëtar të Poezisë, në Rotterdam, 12-17 Qershor 2012
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, J 2013

– – –
Federico García Lorca (1898-1936), poet spanjoll, mendohet se u vra nga forcat fashiste gjatë Luftës Civile të Spanjës, më 19 Gusht 1936