Brenda Hillman – Ndjenja Para Ndjenjës

NDJENJA PARA NDJENJËS
Brenda Hillman [ 1951, ShBA ]

Në agim drerët kullosin
copa të heshtjes, i hanë hapësirat
mes qetësisë
dhe tingujve – ;
dhe numrat në kalendar
rrinë të sheshtë në katrorët e vet,
rrjedhin nëpër vrimtha
minutash,
barazisht, aq baraz,
një ndjesi aktive, përpara
lindjes së vetë ndjesisë…

Atje, tani, e kundërta për t’ndodhur,
e dakorduar, forma
e evidencës
e vizatuar nga magjepsje
e mëparshme përpara se ankthi
i ri të sheshohej:
punëtorët janë të sigurt;
tmerri i qetësuar për një orë;
skicë e një dashnori, ëndërruar
ose imagjinuar, përpara se t’lexosh
librin një-faqor përsëri, ç’libër
na ishte ai, s’kishte as të drejtë
autorsie –

dhe ç’ishte më parë?
jeta, magjepsja, errësira,
pluhuri i këngëtimit, u vërtit
kur u vërtite dhe ti, ajo gjë
orfeiane-e dinte atë që ti harrove
kur more tasin e kohës së djegur
nëpër dhomë –
dhe nëse e kaluara është
më afër teje tani, a duhet parë,
nëse e bën s’ka rëndësi,
me vetë kohën ti bartë diç
kohore, jashtë brendësisë –

për LG

– – –
© 2018, B. Hillman – Burimi: PoetryNow Magazine, 2018
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2018