Disa gjëra ngelin të pafalshme…

[ disa gjëra ngelin të pafalshme… ]

…kur i sheh vajzat me libra (dmth. duke lexuar) duhet t’i lësh rehat, kurrë s’duhet penguar, kurrë, kurrë dhe prapë kurrë, nuk është ndonjë rregullë e shkruar dhe as e stampuar por thjesht është njëfarë kodi xhentilesk që i “përjashton” të gjitha përjashtimet, s’lejon përjashtime, strikt dhe rreptësisht, nuk të falet nëse, gjoja i shtyrë nga mirësjellja, ta përshendesësh sa për t’ia vjedhur vëmendjen ashtu kot, sa për një shikim dhe për ta mësuar ngjyrën e syve të saj, apo dhe për tjera ambicjesh… psh. eventualisht të të falet një buzëqeshje, jo se do shembej bota, në fund të fundit dhe mund ta bësh nëse të duket interesante, nëse s’mund t’i rezistosh tundimit, por dmth. nga aspekti i etikave a la “etiquette” është e pafalshme, nuk falet shpërqëndrimi i bukurosheve nga leximi, nuk i falet askujt, bota s’di për diç më të bukur sesa vajzat serioze të zhytura në lexim, është njësoj si ta takosh ylberin, të magjepsë aty për aty, me të gjitha nuancat e mundshme të bukurisë – ndërsa tjetër gjë, absolutisht e falshme nëse ajo t’ishte e hutuar me iPhone (si shembull), nëse i shesh gishtat e saj duke “vallëzuar” mbi tastat… atëherë fare mos e vri mendjen, pengoje pa u brengosur, nëse ta mban, kuptohet dhe kjo : )
(s.guraziu – ap, j 2024)