Maurice Gilliams – Dialog në Vjeshtë

DIALOG NË VJESHTË
Maurice Gilliams [1900-1982, Belgjikë]

Të rritur përpjetë nga tokë e lotëve
e shohim këtë vend, si reflektimet tona.
– “Në fermat ngjyrëkafeje mes kullotave blu
me bagëtinë e tyre njerëzit mbledhur flenë.”

Ecim përmes natës, fshehur në mjegull,
për t’u kthyer me hënën në grinë e padukshme.
– “Uji dridhet nga trenat e largët,
bari ka erë të ftohtë të murrizave të shkelur.”

Do mplakemi dhe pastaj çdo gjë si pajtim i heshtur
për çfarë s’mbetet si mbamendje me sytë fëmijëror.
– “kaçuretë gjelash i dëmton trëndafilat njësoj,
kopshtet s’do ta ruajnë aromën përgjithmonë.”

– – –
© 1954, Vita Brevis Foundation – Meulenhoff, Amsterdam, 1993 – via Poetry International (Rotterdam)
© përkthyer nga S. Guraziu – Ars Poetica, 2013