Dean Young – Bar i Qetë, Gur i Gjelbër

BAR I QETË, GUR I GJELBËR
Dean Young [1955, ShBA]

Më pëlqen kur nga askund

Më pëlqen kur nga askund
macja ime kërcen mbi mua
dhe trupi madje asnjë surprizë

Unë që dua surpriza nga gjithçka

si luleradhiqe
si kapak shisheje
karkalec karkalec

Vazhdoj me pritjen e zotit poshtë
fole-tumbës së milingonave
që t’flas me të.
Vazhdoj me pritjen për pjesën e mitit
ku secilikush kthehet në një zog tjetërlloj
ose kallamishtet fillojnë të flasin
ose kuajt dalin nga ujë i oqeanit
në shenjat mbretërore parlamentare
dhe qytetet rriten nga gjurmë-thundra e tyre.
Vazhdoj me pritjen e borisë
dhe të zotit kokë-çakall që ta peshojë
zemrën përtej lumit.

E gjithë kjo dritë-ditë për vetëm pak çaste
vetëderdhet në errësirë. Gjithnjë e më tepër
i kënaqur jam me shpjegimet e pjesëshme
si një mizë tek çapitet pa njërin krah.

– – –
© 2015 D. Young – Burimi: Shock By Shock (Copper Canyon Press, 2015) – via Poetry Foundation, USA
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2016