Miriam B. Greenberg – Hapat e Natës

HAPAT E NATËS
Miriam B. Greenberg [ 1980, ShBA ]

Dikur moti pata dëgjuar hapa
t’i afroheshin derës, dhe një burrë

që trokiste. Kemi patur aksident

në rrugë, a mund të ndihmoni,
lutej në derën pa përgjigje,

dhe vazhdonte me trokitjen.

Mund t’ketë qenë ndonjë hajn,
por s’vonoi shumë një britmë gruaje

e ndriçoi atë natë, unë ngjesha
një thikë në rripin tim. Afër agut

më qe bërë e qartë, fatet e tyre
ndoshta meritonin ndryshim.

– – –
© M. Greenberg – Burimi: Revista “Poetry” (ShBA), Nëntor 2010
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015

– – –
…nganjëherë dhe frika “ndihmon” kur është fjala për vendimmarrjet jetike – sëpaku 1 rast më kujtohet kur si fëmijë, i zënë “ngusht” dhe i detyruar nga frika, e pata sjellur një vendim mjaft të mençur, dmth. më pastaj doli që s’kisha “gabuar” : )
(sguraziu)