Fady Joudah – Mimesis

MIMESIS*
Fady Joudah [ 1971, ShBA-Palestinë ]

Ime bijë
s’donte ta lëndonte një merimangë
Rehatuar në strofullën
Ndërmjet dorëzave të biçikletës së saj
Do t’priste
Dy javë
Derisa ajo t’ikte me vullnetin e vet

Nëse e shqyen rrjetin, i thashë
Ajo thjesht do ta dijë
S’është vend ky për t’u quajtur shtëpi
Dhe ti mund ta ngasësh biçikletën

Ajo tha se të tjerët ashtu
Janë bërë refugjatë, apo jo?

* mimesis – (gr) imitimi, përfaqësimi imitativ i botës reale në art dhe në letërsi

– – –
© 2013 F. Joudah – Burimi: Alight ( Copper Canyon Press, 2013 ), via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019