Richard Garcia – Shkallët

SHKALLËT
Richard Garcia [ 1941, ShBA ]

Fillimisht njerëzit duhej t’i shpiknin shkallët. Askush s’kishte parë shkallë më parë. Me t’i patur shkallët, pastaj do t’i shpiknin muret për ngjitjen. Sëshpejti e kuptuan që për muret duhen dy palë shkallë. Një palë për ngjitjen, dhe tjetra për zbritjen. Njerëzit do t’ngjiteshin njërës faqe të murit, për t’zbritur faqes tjetër dhe pastaj do largoheshin duke i lënë shkallët pas. Kjo është arsyeja pse bota i ka aq shumë shkallë. Shkallët mblidhen dhe ruhen në një depo të madhe. Shkencëtarët kanë propozuar lidhjen e të gjitha shkallëve, si hallka zinxhirore njëra mbi tjetrën, për ta krijuar një ashensor kozmik. Disa njerëz dëshirojnë t’i prishin të gjitha shkallët. Të tjerë donë t’i shkatërrojnë muret. Disa të tjerë thonë një ditë do t’kemi nevojë për të gjitha shkallët e botës.

– – –
© R. Garcia – Burimi: “Poetry Magazine” (Maj 2019)
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, Maj 2019