No men beyond this point (asnjë burrë… dhe piiiiiikë : )

( s. guraziu – ap, k 24 – pak humor )

“no men beyond this point” (asnjë burrë… dhe piiiiiikë, madje as vetë Lincoln, le t’jetë President a le t’jetë Clinton : )

…kjo fotoja majtas qenka “reale”, në kuptimin qenka poster i një filmi, por unë s’kam ditur, pasi e mësova se na qenkësh poster filmik e kuptova, it makes sense : ) djathtas ia ngjita dhe “frymëzimin” prej nga ideja e posterit parodizues…

…pra fjala është për skulpturën ulur të Abraham Lincoln (Presidentit të ShBA), e cila skulpturë qe dizajnuar në v. 1920 nga artisti i mirënjohur Daniel Chester French (1850-1931), skulptura qe instaluar në “Lincoln Memorial” në Washington D.C., kjo skulpturë sikur i është e njohur çdo frymori të planetit (pothuaj diç ngjashëm siç “fenomeni” Mona Liza, piktura famoze e Louvre : )

…anise French vërtet ishte një artist i madh, dhe nga 1871 deri në vdekjen e tij i ka punuar mbi 90 skulptura publike, pra s’është vetëm “Lincolni i ulur” vepra e tij publike, sikur që as “Mona Liza” s’është piktura e vetme e Leonardos… por ja që thuase i “mbulon me hijen e vet” të gjitha pikturat e tjera davinçiane…

…me gjasë edhe në art, dhe vetë pikturat e skulpturat… “shtyhen” për pikë-vendin kyç, secila vepër në kategorinë e vet, ngjashëm siç vuajnë për një “lightspot” dhe figurat famoze të politikës, apo yjet e filmografisë (sidomos ata të Hollivudit… booo mozomokeq, aq lart i “varin qepët”, s’na e varin fare), apo yjet e estradës, apo VIP-at gjoja të paarritshëm të show-biz etj etj… who cares, ka panumër shembuj…

…s’është sekret, bie fjala njësoj dhe në estradën shqiptare, në artistikat e tyre, në show-bizat e tyre, në politikat e tyre, në gjithçka… thuase ka diç si “rreze radar-ike” që vërtitet dhe e mbulon secilën sferë të jetës dhe të aktivitetit njerëzor, psh. secili politikan e aspiron “lightspot-n” e vet, ta zëmë e pret ftesën (nga ai gazetari qeros dhe i korruptuar, nga ai tullaci me kravatat e hijshme si peshqeshe politike) në “kuvend-Opinionin” e Sandrit, apo në TV-studion e Top-Channel-it etj. dmth. sa për t’i ilustruar shembujt sadopak : )