Trumpizmi si fashizëm, si radikalizëm i rrezikshëm (The Atlantic)

(s. guraziu – ars poetica, k 24 – koment)

… vrasjet, linçimet, trazirat dhe masakrat e kanë njollosur çdo faqe të historisë politike amerikane, mirëpo ndoshta Amerika duhet t’ia ketë frikën “trumpizmit” më shumë se çdo radikalizmi tjetër, gjatë historisë së derisotshme politike – autori i stafit të “The Atlantic”, David Frum në një artikull të gjatë, ndër të tjera ishte shprehur (thuase për ironi, ja tani…) “…dhuna e përndjek vetë diktatorin e ardhshëm (si fitues eventual i votave, nëse dmth. ), dhuna e përndjek ish-presidentin që dikur vetë gëzohej me dhunën ndaj të tjerëve”…

…David Frum e karakterizon “trumpizmin” kryekëput si “fashizëm”, si “radikalizëm” të rrezikshëm për mirëqenien politike të ShBA, dhe për mirëqenien e demokracisë në përgjithësi, fashizmi ushqehet me dhunën, lëvizjet fashiste janë ngjashëm si religjioni (apo si dogmatizmi), njësoj si të gjitha fetë edhe lëvizjet fashiste ofrojnë “dëshmorë” (gjoja për kauzën) si dëshmi e së vërtetës – pikërisht këtë ‘tipologji’ është duke e shfrytëzuar trumpizmi i radikalizmit amerikan i ditëve tona…

…autori Frum shkruante se vrasjet, linçimet, trazirat dhe masakrat e kanë njollosur çdo faqe të historisë politike amerikane, e vërtetë kjo deri në ditët e sotme… (sidoqoftë) për gati një shekull “radikalizmi” në politikën amerikane zakonisht ka nënkuptuar “frikë”: psh. frikë nga komunistët, frikë nga Ku-Kluks-istët, frikë nga Panterat e Zeza, frikë nga Degëzimet e Davidianëve, frikë nga xhihadistët islamikë etj. Mirëpo radikalët dhe radikalizmi sikur margjinalizohen nga pesha e konsensusit të madh amerikan, që shtrihet nga socialdemokratët e deri tek konservatorët e biznesit. Ndonjëherë, ndokush aty-këtu do e cenonte këtë konsensus të fuqishëm, por duke mos fituar kurrë kontroll të qëndrueshëm mbi institucionet e shtetit.

(Ndërsa tani, sipas David Frum) Trump është ndryshe. Abuzimet e tij janë ratifikuar nga zona të fuqishme elektorale. Trump e ka pushtuar dhe kolonizuar njërën nga dy partitë kryesore të vendit… sipas autorit Frum, Amerika duhet t’ia ketë frikën “trumpizmit” më shumë se çdo radikalizmi tjetër gjatë historisë së derisotshme politike…

[ https://www.theatlantic.com/ideas/archive/2024/07/donald-trump-democracy-dictator/679006/ ]