Kuq-e-zezat ashtu-kështu pikë e dobët (# 2)

(s. guraziu – ap, k 24)

…e qartë se dizajnerët e gjithë botës duke “testuar… me dizajnin inteligjent” : ) anise ata kurrë s’e pranojnë, publikisht e demantojnë, janë strikt kundër, s’bën t’ua përmendësh, saora nevrikosen, klithin të pezmatuar “jooooo… larg qoftë AI”, nga ana tjetër tinëz nuk ndalen, e dinë që mençuria makinale gjeneron ide të panumërta rreth dizajnit (duke e adaptuar sadopak ndonjë ide të përafërt me “idenë” e tyre, dizajnerët e dinë se gjithçka mund të kthehet dhe në produkt real, sot madje dhe pjesët komplekse të motorëve për raketat “printohen” nga NASA e nga ESA) – dhe kështu, kohëve të fundit ka me miliona, në mos miliarda, “ide” të modës, ide stilistike, ide fashioniste, ide futuriste… gjeneruar nga AI, e po ashtu dhe për “veshjet sportive”… pse jo, natyrisht edhe Adidas, edhe Puma, edhe cilado markë ka nevojë për freski e për laryshi (në realitet Adidas s’ka veshje kaq të avancuara sportive, dihet kjo), dhe kuptohet s’është shaka as me bukurinë as me stilet, e sidomos nëse ndokush prej dizajnerëve ta pëlqejë dizajnin “kuq e zi”, ku di, unë vetë sakaq i zgurdulloj sytë, mua lehtë ma vjedhin vëmendjen… ndoshta sepse “kuq-e-zezat” ashtu-kështu pikë e dobët : )