Komentet në Fb rreth futbollit, rreth UEFA 2024 : )

(s. guraziu – postuar në Fb sipas datave – nga 16 Qershori deri 14 Korrik 2024 – komentet secilën herë gjoja janë “ilustruar” me të njëjtën foto, ngjitur)

[ Urime Spanjes ! ] – 14 Korrik 2024

…urime dhe anglezëve, patjetër – gjëja më e bukur e kampionatit, ndoshta diç si aso qershize e ëmbëlsirës, sikur ishte ai shansi i anglezëve “3 herë me kokë”, u muar vesh që s’patën fat, 2 koka të “drejta”… drejt e në portë gjuanin (e 3-ta jashtë portës) por spanjollët mbrojtës kokëfortë, secilën herë 1 kokë spanjolle qëllonte aty ku duhej… tjaaa, topi i rrumbullakët por e qartë se në futboll duhet dhe pakëz fat : )

– – – – – – – – –

[ urime Anglisë – fitorja e ëmbël, humbja e hidhur, kuptohet ] – 10 Korrik 2024

…”ishte muaj i bukur, një muaj ‘portokalli’, Gjermania qe ngjyrosur ‘portokalli’, tani ëndrra mori fund (sepse ishte ëndërr përsëritja e ’80-tave, dmth. e shekullit të kaluar, 40 e kusur vite, pothuaj gjysmë shekulli më përpara, koha e Ruud Gullit-ave, e Frank Rijkaard-ave etj – shën. im), tani gjithçka mori fund” – e mbylli komentatori pas mbarimit të ndeshjes mes Holandës – Anglisë, dhe ku u muar vesh Anglia në finalen e kampionatit…

…sot thuhej se ishin mbi 100.000 tifozë holandezë në Dortmund, (dje shkrova se do jenë të paktën 75.000, por) sot shifrat ndryshuan, madje dhe policia holandeze duke i ndihmuar kolegët gjermanë për mbajtjen e rendit, edhe përkundër faktit se Dortmundi vërtet qytet i “ngulfatur nga fansat portokalli” + nga inglezët e përtej-kanalit… për fat të mirë gjithçka deri tani ka vajtur mbarë, s’janë raportuar as incidente serioze as fatkeqësi…

– – – – – – – – –

[ “portokalli-mania” e vërtetë, tifozllëku pa hile i luanezëve : ) ] – 9 Korrik 2024

…dihet se tifozët e futbollit nganjeherë vërtet sikur “çmenden”, thuase jo dhe aq të “kthjellët”, më shumë sikur të dehur, të përhumbur në delirin, nën ethet e tifozllëkut (dmth. kjo s’është diç e re, s’po e them unë i pari, “çmenduria” e tifozëve njihet gjithandej nëpër botë – anise, ç’është e vërteta, “portokalli-mania” lulandeze i ka karakteristikat e veta unike : )

…psh. thuhet se të paktën 75.000 tifozë holandezë pritet të udhëtojnë në Dortmund për ta përkrahur kombëtaren në ndeshjen gjysmëfinale me Anglinë, të mërkurën – në lajmet e mbrëmshme (si shembull, thuase e gjithë Holanda “çuditej”, prandaj dhe figuronte në lajmet) thuhej se biletat e fundit shiten “online” me çmime 1075 €, ndërsa UEFA i pati ndarë vetëm 1500 bileta për fansat holandezë… pra vallë si përputhet 75.000 fansa me 1500 bileta, dhe plus madje hotelet ordinere të Dortmundit e të rrethinës (me 3 yje) duke i shitur dhomat me çmime mbi 2000 € – mirëpo, meqë Dortmundi afër Holandës (ehuu ç’janë 100 km për tifozët), atëherë pse jo 75.000 tifozë qoftë dhe pa bileta, pra mbi 73.000 do udhëtojnë pa bileta dhe ta shohin ndeshjen nëpër ekranet e ashtuquajtura “fan zone screen” (zona të tifozëve) montuar nëpër Dortmund… të tilla ekrane “grandioze” ka plot dhe këtu, por ja që s’është e njëjta, tekefundit birrat, vajzat dhe salçiçet e “sigurta” gjermane mund t’i gjesh vetëm në Gjermani, ato të “eksportit” padyshim s’janë dhe aq njësoj – pra tifozllëku më i vërtetë se kaq, “portokalli-mania” më bindëse se kaq s’ka si ndryshe : )

– – – – – – – – –

[ duket SSSSSSHUMË më bukur NED 2 | 1 TUR : ) ] – 6 Korrik 2024

…bukur, shumë bukur, kështu duhet (booo kur kujtohem se ishim madje duke “humbur”, ishte 1 – 0 për turqit), fort bukur, fitorja ëmbëlsirë ndërsa humbja e hidhur : )
– – –
…ç’gol i bukur – tashmë sikur dhe Luandisë i erdhi “zëri”, ishte qetësi : )
– – –
…ja, vetëm 5 min. pas komentit tim dhe turqit shënuan – jo mirë, jo mirë, qetësia e ka pllakosur gjithë Lulandinë…
– – –
…luanezët të qetë, qetësi absolute… asnjë pipëtimë gjithandej Luandisë, qetësia e ka pllakosur gjithë vendin : )
….nga Berlini thuase dëgjohen vetëm tifozët e Turqisë, më bëhet sikur zhurma e tyre dëgjohet nga atje (jo nga TV por “live”) – nejse, për fat të mirë turqit më të dobët sesa kujtoja, s’është se patjetër marr vesh nga futbolli por sikur s’e prisja të kalojnë 30 min pa u tundur rrjeti… anise kuptohet, topi i rrumbullakët, natyrisht nuk i dihet, turqit shtiren jo të “rrezikshëm” por saora kthehen dhe ata në luanër : )

– – – – – – – – –

[ portierit turk… bravo-ja i qoftë, me gjithë bakllavat e me tullumbat e Turqisë ] – 3 Korrik 2024

(…tani do luajnë kundër vetë Luanezëve në Berlin, ndërsa dihet Gjermania i strehon rreth 3 milionë turq, dmth. një shtet me turq, rrallë përmendet por një shtet “turk” (psh. sa Shqipëria komplet ndodhet në Gjermani : )

***
…ndeshje dje vërtet e bukur mes Turqisë dhe Austrisë, ndeshje 100% “futbollistike”, e tendosur, e gjallërishme, me plot shanse e aksione, ai portieri turk në sekondat e fundit ia “siguroi” fitoren kombëtares me një kërcim si ndonjë panterë duke e shmangur si të thuash golin e “pashmangshëm”… dhe atë vërtet në 4-5 sekondat e fundit, mrekullia vetë, pastaj turqit duke festuar sa në Hagë sa në Amsterdam, u mbushën rrugët e Luandisë me krenari, me sirenash, me brohoritjesh, me tym e flamuj, festuan aq sa u takoi dhe “vendi” në lajmet e TV-së, padyshim do kenë festuar gjithandej Evropës…

…dhe tani kombëtarja turke do luajnë kundër vetë Luanezëve në Berlin, imagjino çfarë tifozë të flaktë do jenë në Berlin, imagjino sa përkrahje e poterë pritet nga turqit në Berlin, e sidomos kur (po ashtu) dihet se Berlini është “kryeqendra” e turqve të Gjermanisë, asnjë qytet i Gjermanisë s’ka më shumë turq se Berlini…

…pra ndeshja e mbrëmshme për lakmi, pakashumë ashtu pata “imagjinuar” se do ishin ndeshjet e gjithë kampionatit – por jo, psh. (për t’mos marrë tani ndonjë shembull tjetër, pse jo vetë Luandinë) le ta kujtojmë ndeshjen Luandia – Francia, lojë aq e mërzitshme, monotone, luanezët s’guxonin as “gëk as mëk”, asnjë sulm ose tepër rrallë e përmallë, lojë totalisht “defensive”, lojë pasive dhe e mërzitshme, s’është ekzagjerim… lojë… mozomokeq, komentatorëve sikur u vinte “turp” ta thoshin të vërtetën, rrallë ndonjëri prej tyre e kapërdinte krenarinë dhe klithte “vërtet dobët, tepër dobët”, aq sa dhe vetë selektorit Ronald Koeman iu desh ta “justifikonte” atë lloj “strategjie defensive” kundër Francës, sipas tij vetëm ashtu mund të shpresonin tutje, vetëm ashtu do ngeleshin tutje në “garë” – shkurt, luanezët patën lozur aq dobët e “defensivisht” sa nëse të krahasohej ndeshja e tyre (kundër Francës) me ndeshjen e mbrëmshme mes Turqisë – Austrisë, “shkalla krahasuese” do ishte diç si 1 – 9, aq dobët, mos pyet : )

– – – – – – – –

[ turqit ia dhanë 1 gol vetes (i ndihmuan portugezët) ] – 22 Qershor 2024

…se turqit ia dhanë 1 gol vetes (i ndihmuan pakëz portugezët) natyrisht keq nëse të tilla mosmarrëveshje ndodhin (ca sekonda më herët vetë portugezët s’po i “kuptonin” mosmarrëveshjet e veta) – por TV-komentatorit kësaj radhe iu duk “interesant” gjesti i Ronaldos (e madje dhe “gjest” i çuditshëm), thuase askush s’e pati menduar se mund t’ishte e mundur, thuase s’ishte më ai Ronaldoja që “fryhej” si kacagjel me egoistikat e veta, golin që mund ta kishte bërë vetë, për çudi kësaj radhe ndërroi mendje, thjesht ia “fali” kolegut Fernandez – dmth. gjest i paparë, i padëgjuar sa i përket Ronaldos, kurrë s’ka ndodhur ndonjëherë, dhe as që e priste kush të ndodhte : )

– – – – – – – – –

[ forzaaa, bravooo kombëtares shqiptare ] – 20 Qershor 2024

…forzaaa, bravooo kombëtares shqiptare për dje, në fakt ai goli i 2-të mua m’u duk se ishte goli më i bukur i kampionatit (sëpaku deri tani), sekondat pararendës të aksionit janë dëshmi e mirëfilltë e mjeshtrisë teknike-futbollistike – komentuesi i TV-s holandeze në fund sikur e “mbylli” duke thënë : “me sa shihet shqiptarët donë që ne vërtet t’i marrim seriozisht sa i përket futbollit” : )

…me “ne”, komentuesi padyshim aludonte gjoja ne, evropianët, luanët, luanezët e futbollistikave… thuase shqiptarët s’na qenkan as luanër, as evropianë dhe as futbollistë të mirëfilltë – epo, dmth. tani ia vlen buzëqeshja, më vjen mirë që dje ndërruan mendje, më vjen mirë që më në fund luanezët e kuptuan cilësinë e futbollit shqiptar, më vjen mirë që e pranuan : )

– – – – – – – – –

[ lidhur me “humbjen” e kombëtares mbrëmë kundër Italisë ] – 16 Qershor 2024

…u pikëllova mbrëmë, u ndjeva keq, mua më dukej se kombëtarja e meritonte fitoren, plotësisht 100% “meritueshëm”, jo vetëm si “simpatizues”, si dëshirë ego-istike e imja : ) por sepse kombëtarja loznin BUKUR, sipas meje më bukur, mjaft energjikë, edhe teknikisht në nivel etj (anise shifrat analitike të TV pastaj thoshin se italianët na ishin më të mirë, sepse i kishin kaq gjuajtje, kaq sulme, kaq tentativa, kaq e patën zotëruar topin, kaq… etj etj), se italianët u treguan më efikas… kjo dhe qëndron, e qartë se fituan ata – madje thuase dhe komentuesi holandez sikur u thërriste shqiptarëve “hëëë ore ç’prisni tani, pse vërtiteni me topin në gjysmëfushën tuaj… s’duhet humbur kohën, topi duhet sa më parë atje tek porta e kundërshtarit, e mundësisht dhe brenda portës” – qebesa dhe unë mendoja të “njëjtën”, isha dakord mbrëmë me TV-komentuesin : )

…anise komentuesi, përgjatë 90-minutazhit sa i takonte “fjala”, e shpalosi dhe një lloj info-ironie (të cilën vetë s’e dija, sepse ku di unë… as që pata menduar rreth kësaj), sipas tij e gjithë “qeveria shqiptare, inkluzivisht z. Rama, na qenkeshin sonte aty në stadion… gjë që vetëm në Shqipëri diç e tillë na qenkësh e mundur, të “shpërngulet e gjithë qeveria shqiptare në Gjermani për 1 ndeshje futbolli, diç e tillë… only in Albania possible” – u shpreh ai…

…se kah i marrin të tilla informacione, për t’u shprehur me aq “siguri” (para 17-18 milionë holandezëve) se e gjithë qeveria e Shqipërisë na ishte shpërngulur diku nëpër hotelet e Westfalisë, apo tekefundit vetëm nëpër hotelet e Dortmundit, me idenë për ta përcjellur pastaj ndeshjen kundër Italisë – kush i informon, si informohen, si mund t’i dinë të tilla detaje… s’e kam idenë, thuase vetë kryeshefi i “inteligjencës” shqiptare e informon fillimisht EUROPOL-in, CIA-n, INTERPOL-in… që këta pastaj t’i informojnë komentuesit e EURO-futbollit : )

f u n d ( i komenteve futbollistike, anise ky koment ishte i pari, ishte fillimi, komenti i parë rreth UEFA 2024 – 16 Qershor : )

***
(shtojca, diç si ndihmë eventuale rreth fjalorthit, përdorur ndër komentet)

Luandia & luanezët – Lulandia & lulandezët
(s. guraziu – ap, m 2018 – luandia + lulandia, me superlativa : )

…holandezët jetojnë në një vend të sheshtë, diç si rrafshinë e maaaadhe me lëndinash të paskajshme, me lulishtesh plot me tulipana, me trëndafila e me lloj-lloj lulesh tjera – andaj shpesh i quaj “lulandezët” (gjoja si shaka e saktë), si dhe për vendin ia them “Lulandia” (dmth. e qartë, lulandezët janë banorë të Lulandisë, të vendit të luleve)…

…mirëpo, gjatë kampionateve të futbollit (qofshin të UEFA a të FIFA) nga “lulandezët” emri pastaj kthehet në “luanezët”, si dhe vendi quhet pastaj Luandia (dmth. vendi i luanëve, i luanezve të futbollit dhe i krenarisë mbretërore luaneske), madje-madje dhe vetë maskota në fanelën e futbollistëve s’është diç tjetër por një Luan krenar i Luandisë : )