Hilet s’iu shiten as amerikanëve as eskimezëve : )

( s. guraziu – ap, k 24 – pak humor, fundjavë shkencore, ia vlen)

America’s Fastest Swimmers Use Math to Win Gold – Number theorist Ken Ono is teaching Olympians to swim more efficiently
[ Quanta Magazine – Article by Jordana Cepelewicz, July 10, 2024 ]

…pra amerikanët e përdorkan matematikën (shkencën) për t’i fituar medaljet e tyre të arta, uaaavv tani u sqarua komplet, e qartë si e mundur që ata aq notues të zotët, vërtet sikur habiteshin njerëzia, si u bë që kohëve të fundit amerikanët gjithë ato medalje olimpike – Quanta ia paska kushtuar një artikull të tërë matematikanit, “teoricienit të numrave”, ideatorit të kësaj shkence, dhe pasi e lexova, sikur po e vrisja mendjen, hm… duket diç si shkencë e pafajshme por truku s’qenka asfare “innocent”, sipas meje fjala kryekëput na qenka për “hile sportive”, fjala qenka për josportivitet (me ndihmën e shkencës), dhe atë imagjino booo në rang botëror, olimpik : )

…amerikanët e kanë shpalosur (sekretin e tyre të sukseseve olimpike), kanë shkruar haptas në revistën shkencore duke pandehur “nothing wrong”, gjithçka e pafajshme, sipas tyre s’ka “hile” në këtë qasje shkencologjike – e lehtë t’i kuptosh edhe shkencëtarët e edhe revistat, mirëpo, s’do ishte “hile” vetëm në rastin nëse gjithë olimpikët e botës ta përdornin (të njëjtën shkencë), pa përjashtime, të gjithë – e jo dikush “po” dhe askush tjetër “jo” – përndryshe ndoshta është njësoj si ai pionierizmi i “shkencës së dopingut” dikur, në kohën kur askush ende s’e kishte idenë çfarë na qenkësh “dopingu”…

…më vonë, shkencat u avancuan gjithandej dhe bota mbarë ia filluan me përdorimin e doping-drogave (duke pandehur ishte “shkencë e kulluar, e pafajshme”), thyerjet e rekordeve s’kishin të ndalur, secili më kampion, më rekordist se tjetri, s’vonoi ca vite dhe pastaj të gjithë e kuptuan se dopingu në fakt ishte “hile”, mashtrim, kështu që e gjithë bota unanimisht deklaruan “shkenca dopingologjike është e jashtëlgjshme, duhet të ndalohet botërisht dhe rreptësisht” – ja tani, pothuaj e njëjta “anaogji” amerikane, ehuu, ca “hilesh” gjoja në emër të shkencës (me ndihmën e shkencës) s’iu shiten as amerikanëve, as kinezëve, as eskimezëve : )