Lumi B & Bardhi Idrizi – “Balenciaga”, 2022

(s. guraziu – ap, k 24)

…siç mësova, teksti i “Balenciaga” paska qenë autorësi e Lumit (Lum Berishës), pothuaj sikur dhe vetë e “mora me mend” pakëz, sepse vetëm kosovarët dinë ashtu “me sheika, tuj pi shisha, s’kena kerre, vijmë me deve…”, ata të Kumanovës vështirë të dinë këso tekste kosovarçe (as shqip-risht as ingliz-isht : )

…mirëpo, derisa Lumit i takon bravoja për tekstin e “pakuptimtë” (ose vetëm për të rinjtë ka kuptim, kuptohet, vetëm për rinorët “zhargoni rrugor” ka kuptim), Bardhit i takon pirolla për ritmikat e për “beats” : )

…se ajo po thotë f*, me sheika, tuj pi shisha, s’kena kerre, vimë me deve, who gives a f* : )
…balenciaga, tjerat janë falsa, ia gjujnë papakat, ajo (s)don money money…
…edhe pse unë emnin s’po ta di, hajde hyp mbi tavolinë, nisja kce si n’trampolinë, kujna po ia nin : )

…pra autor i tekstit paska qenë Lumi B (Berisha), për okestrimin qenka kujdesur Bardh Idrizi, ndërsa produksioni në studio qenka përgatitur nga SBS Entertainment (Çelik Lipa), klipi muzikor i “Balenciaga” qenka punuar nga Cinegr8, dhe publikuar më 12 Dhjetor 2022 – lexova në faqen “teksteshqip” dhe në “spotify”…

…Bardhi Idrizi (Bardhyl Idrizi) qenka 27 vjeç, i lindur më 17 Janar 1997 në Kumanovë, paska filluar të merret me muzikë në v. 2017 – ndërsa Lumi B (Berisha) qenka një kosovar, 38 vjeç, i lindur më 9 Gusht 1986, i martuar me Miranda Mehmetin dhe e paskan një djalë, një bukurush-trimulush (u quajka Blini), përndryshe Lumi si muzikant qenka reper në grupin “Kaos”, me shokun e tij Viganin…