Akrobatikat majtiste-djathiste të politikës franceze

(s. guraziu – ars poetica, q 24 – ngjitur artikulli i Economist)

…sipas “The Economist” akrobatikat e kohëve të fundit të politikës franceze me ekstremitetet majtiste-djathiste janë alarmante, aspak të lavdërushme dhe as për lakmi, nëse realiteti politik t’i “ndiqte” analitikat e revistës amerikane ashtu fill e për peri, atëherë sipas “skenarit më të keq” akrobacionet e politikës franceze mund ta dobësojnë jo vetëm EU-sferën, por madje dhe NATO-n, e madje dhe Perëndimin (dmth. dhe vetë Amerikën)…

…nga ana tjetër sikur qesh pikëlluar dje paksa me faktin që Presidenti Biden e pranoi dhe vetë, për gjithë votuesit e Amerikës u shpreh se “nuk ishte aq debatues i sukseshëm (duke aluduar në dobësinë debatuese kundër Trump), mirëpo atë që ai ende ditka ta bëjë bukur dhe me sukses është fjala e vërtetë, thënia e të vërtetës” – unë pothuaj e përjetova si zbavitje sinqeritetin e tij (e lehtë për mua, meqë jam apolitik), por pastaj nga vetë “Economist” sikur shtrohej pyetja: athua vallë Amerika ka strategji për rastet “emergjente të ndërrimit të kanditaturave presidenciale” : )