E çuditshme, gjiganti Soundcloud apologjetikisht – “kërkon falje” : )

(s. guraziu – ars poetica, q 2024)

…para ca ditësh më shkrepi e hapa 1 llogari në Soundcloud, i postova atje 2 gjëra… sëfundi e postova “love of yesterday” (sky division rmx), s’vonoi dhe pas ca minutash më “akuzuan” se i paskam shkelur të “drejtat autoriale”, i çuditur ua nisa infot (që ata shtireshin se nuk i dinin) – tani më paskan shkruar se u ARDHKA KEQ, gabimet ndodhin (por se ata u impenjuakan për sa më mirë) – hm, pakëz sikur u çudita, s’e prisja “apologjinë” e tyre, JAM MËSUAR NDRYSHE : )

…bie fjala, Facebook as që lejon të ANKOHEMI, i kanë zhdukur të gjithë formularët, pra Soundcloud fort bukur, kështu do duhej pakashumë – sipas meje, edhe Facebook do duhej t’më kërkonte 100 x falje, por këtyre as që u “intereson”, sipas tyre kanë të drejtë t’ia bëjnë siç u pëlqen atyre vetë, Fb-djelmoshat janë të medhenj, i kanë butonat në dorë, janë pronarë të Internetit… ndërsa ne përdoruesit hm, ne kurrë s’kemi të drejtë – epo e qartë, thuase qesh “pajtuar” me arrogancën e tyre : )

( po e ruaj këtu tek blog-faqja, sepse nuk i dihet, le t’ruhet në arkivat, ndoshta vjen dita edhe Fb më kërkon falje – nëse ndodhë, atëherë mund t’i krahasojmë cila “kërkimfalje” më e bukur : )