Liria e Assange, dhe NATO-shefi i ri

(s. guraziu – ars poetica, 26 q 2024 – diç nga lajmet “kryesore” sot)

…u gëzova për lirimin e Julian Assange, ky ishte njëri nga lajmet e sotme që më gëzoi sadopak, lajm i bukur, gruaja e tij mezi i mbante lotët para kamerave, vërtet lajm i mrekullueshëm – me sa kuptova, si parakusht i amerikanëve për “lirinë” e tij, i qenka dashur ta pranojë se me “rrjedhjen e sekreteve” via Wikileaks, akti i tij në fakt na ishte diç si “spiunazh”, se fjala ishte për “spiunazh” dhe për rrezikim serioz të sigurisë dhe të sekreteve shtetërore…

…duke qenë se Assange gjithmonë pati “menduar ndryshe”, se si m’u kujtua ai kushti dikur i inkuizicionit ndaj Galileos, i ngrati… edhe Galileo qe detyruar t’i “hante” fjalët e veta, qe shtrënguar të “ndryshonte” mendje, vepra i qe ndaluar, censuruar për 200 vjet por sëpaku burgu i rreptë i qe konvertuar në diç si “burg shtëpiak”, thjesht do mbyllej në shtëpi, i duhej të rrinte urt dhe t’mos shkruante “pollavra të vërteta shkencore” : )

…ndërsa një lajm tjetër ishte diç si “konfirmim” i diçkaje që veç dihej e shushuritej mirëpo akoma s’ishte e sigurt zyrtarisht, tani dihet zyrtarisht se Mark Rutte shef i ri i NATO-s…