Vetëm egoistët s’e ndajnë kënaqësinë me askend

(s. guraziu – ars poetica, q 2024)

…ishte dikur 1 këngë “lady in red”, ose… mbase jo vetëm 1, por panumër sosh do kenë qenë, pasi e kuqja gjithmonë interesante, apo jo : ) dhe tani kjo zonja me të kuqe (fotoja: Grazia / NL) ma kujtoi “lady in red” – bie në sy “chanel”, e qartë se ndonjë lulandeze e pasur, me avio-jetin e vet, padyshim duke fluturuar diku në Karaibet për pushime, me smartphone në duart (mbase duke i kontrolluar mesazhet e fansave në Fb)…

…bukur, natyrisht bukur, sidoqoftë, detaji që më bëri paksa “përshtypje” është fakti që e vetmuar, fillikat e vetme, avioni zbrazët… ajo e rehatuar në luksozitetin e vet, e saktë kjo mirëpo përse vetëm, s’e kam idenë – sa keq, sikur po thosha mëvete, bie fjala mua vetë (si shembull dmth.) pikërisht për shkak të vetmisë s’më shkohet askund, jo vetëm për shkak të motit mozomokeq por dhe për arsye të vetmisë, vallë si shijohet kënaqësia fillikat, sipas meje vetëm egoistët s’e ndajnë kënaqësinë me askend, vetëm egoistët mund të kënaqen në vetmi : )