Kuq-e-zezat e rrezikshme (# 3)

(s. guraziu – ars poetica, q 2024)

…s’e kam idenë pse më duken “interesante” kuq-e-zezat, saherë i shoh sikur mahnitem… ndoshta sepse të RREZIKSHME, anise jo të gjitha do jenë të rrezikshme, kuptohet dhe kjo, madje as vetë shtrigat kuq-e-zi s’do jenë të gjitha të rrezikshme, herë-herë dhe ato mund t’jenë paqësore, merren me shtrigëri “pacifistike”, 100% faqebardha – e kuqja përveç asaj idesë së ëmbël, përveç zemrës, përveç dëshirës, pasionit, përveç patriotizmit, flamurit… simbolizon dhe rrezikun, alarmin, gjakun, drama-tizmin, tendosjen, stresin, dhimbjen… etj etj. shumçka, s’jam ekspert i ngjyrave por dihet se e kuqja është ngjyra e kontrasteve ekstreme – shkurt e troç, kuq-e-zezat gjithmonë duhet patur frikë : )

(kjo fotoja s’qenka e re, i paska 2-3 vite por e qartë se e shpejtë, dmth. e rrezikshme, shpejtësia e rrezikshme, apo jo : )