“Blues Brothers”

…kjo fotoja ma kujtoi filmin “blues brothers”, mbase kanë kaluar 40 vite tashmë (ose ku di, ndoshta ca vite më pak), dhe ku njërin nga rolet kryesore e luante ai shqiptaro-amerikani John Belushi, dhe i cili ishte vetëm 33 vjeç kur pati vdekur (këtë detaj e pata mësuar shumë më vonë) – atëbotë s’dija gjë… ajo kënga “everybody needs somebody…” dhe i gjithë filmi më patën pëlqyer shumë, kuptohet thjesht si argëtim, filmi për rininë ishte dic si komedi e mrekullueshme, mirëpo psh. s’kam ditur se Belushi na ishte me prejardhje shqiptare, e aq më tepër se na qenkeshin vëllezër me nje tjeter James Belush, isha thjesht një sqepverdhë, se mos dija gjë për emrat ehuuu : )

Blues Brothers