Félix Régamey – Poeti Charles Baudelaire, 1864

Félix Régamey – Poeti Charles Baudelaire, në kafenenë “Café de Bade“, Paris, 1864

Vizatim me laps – Në notën bashkëngjitur me vizatimin, ndër të tjera thuhet:
Ky portret mjaft i gjallë, i cili e paraqet poetin Baudelaire të zhytur në punën e tij, sikur i jep poetit një prani të fuqishme, anise fytyra e Baudelaire është kapur në një kënd të ulët, ne megjithatë i njohim tiparet e poetit, sidomos formën ovale të fytyrës së tij…
Baudelaire, i cili i njihte më shumë se tridhjetë shtëpi (botuese – shën. im) ishte prore i kërkuar nga kreditorët ose huadhënësit e tij, dhe i frekuentonte kafenetë e Parisit (padyshim në kuptimin, “ikte” sa në njërën kafene në tjetrën, duke provuar t’u shmangej atyre të cilëve u kishte borxh – shën. im). Kafeneja “Café de Bade” ndodhej në “Boulevard des Italiens, 32”, Paris.
(s. guraziu – ars poetica, d 2018)