SG – Meritokrati, 2013

MERITOKRATI
S. Guraziu, 2013

Gibrani (poeti)
s’ka thënë kurrë:
urrejtja meriton
të “nderohet”
me poezi –
irracionalitet
i pakumptimtë,
në linearitet
“zeroja” negative
s’e prek kurrë zeron
e mirëfilltë.

Vargëzonte
si Rumi me urtësi,
si Fahredini
i Rahovecit
me kaligrafi, me
lirika, “rubaiyat”,
s’i pëlqente të vdiste,
ditë e natë lutej:
“mos vdis dashuri”.

Fjalët e tij:
“dua ta meritoj
madje dhe urrejtjen”,
as buzëqeshjen,
as puthjen nga ti,
as dashurinë
s’e dua pa meritë.

 


Grafika: Edmund Dulac