Sky Division – “Hassouna (Tribute)”, (2025)
(Tribute to Fatima Hassouna (1999-2025), she was a 25-year-old photojournalist from Gaza – Music and text: Sky Division – Footage: Cottonbro Studio)
“I consider part of my identity, part of my Palestinian self, part of my being to be this city. Gaza is so dear to me – deeply dear. I believe Gaza is the most beautiful and most astonishing city in the world. And even though I dream of travelling – I really do, one of my biggest dreams is to travel abroad, to capture many things, explore many worlds, meet new people and discover new cultures – still, I feel like it’s more important for me to first get to know my own culture more deeply. To get to know my own city more intimately.” – Fatima Hassouna (1999-2025)
*
Sepideh Farsi, a refugee from Iran, filmmaker and activist, had made a documentary titled “Put Your Soul in Your Hand and Walk“. On April 15, 2025, she learned that her documentary had been selected to be shown at the 2025 Cannes Film Festival. The next day, April 16, 2025, an Israeli airstrike killed the protagonist of her film, the photographer Fatima Hassouna, along with 10 relatives in her family home. Director Farsi had made the film from video calls with Hassouna during more than 200 days of war. Hassouna sent to Ms. Farsi video footage she had recorded herself in Gaza, to be edited with interviews conducted via video calls.
The innocent victim, Fatima Hassouna, the main character in the documentary, was a 25-year-old photojournalist from Gaza. According to official Israeli statements, the attack targeted a Hamas operative, her death together with the whole family was simply a tragic accident of war.
According to ‘Gaza Notifications‘, Hassouna was a talented artist, photographer and journalist, a courageous voice from Gaza, known for her powerful images and narrative. Israeli forces killed her, silencing an innocent voice, “breaking or blinding a lens” that told the world the truth of the tragedy in Gaza.
*
Director Sepideh Farsi lives in “Paris”, or maybe somewhere else. In short, she lives somewhere in Europe, probably dividing her time between Paris and Athens, since 2009 it has been difficult for her to return to Iran, due to her films and activism against the Iranian regime. All her films are said to be banned in Iran. As is known, censorship in Iran is at very high levels, in 2024 it was considered among the most extreme in the world. Reporters Without Borders, out of 180 countries in the World Press Freedom Index, had ranked Iran in 176th position.
(Sky Division, June 2025)
|
Sky Division – “Hassouna (Dedikim)”, (2025)
(Dedikuar fotografes Fatima Hassouna (1999-2025), foto-gazetare 25-vjeçe nga Gaza – Muzika dhe teksti: Sky Division – Video-imazhet: Cottonbro Studio)
“E konsideroj këtë qytet si pjesë të identitetit tim, si pjesë të vetes sime palestineze, si pjesë të qenies sime. Gaza është shumë e dashur për mua – thellësisht e dashur. Besoj se Gaza është qyteti më i bukur dhe më i mahnitshëm në botë. Edhe pse ëndërroj të udhëtoj – vërtet ëndërroj, një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të udhëtoj jashtë vendit, të kap shumë gjëra, të eksploroj shumë botë, të takoj njerëz të rinj dhe të zbuloj kultura të reja – prapëseprapë, mendoj se është më e rëndësishme për mua që së pari ta njoh më thellë kulturën time. Ta njoh qytetin tim më nga afër.” – Fatima Hassouna (1999-2025)
*
Sepideh Farsi, refugjate nga Irani, regjisore dhe aktiviste, e kishte realizuar një dokumentar të titulluar “Vendose Shpirtin në Dorën Tënde dhe Ec“. Më 15 Prill 2025 ajo mëson se dokumentari i saj ishte përzgjedhur të shfaqet në Festivalin e Kanës 2025. Të nesërmen, 16 Prill 2025, një sulm ajror izraelit e vrau protagonisten e filmit të saj, fotografen Fatima Hassouna, së bashku me 10 të afërm në shtëpinë e familjes në Gaza. Regjisorja Farsi e kishte realizuar filmin nga video-telefonatat me Hassouna-n gjatë më shumë se 200 ditëve të luftës. Hassouna i dërgonte regjisores Farsi video-pamje të inçizuara vetë në Gaza, për t’i montuar ato me intervistat e bëra nëpërmjet video-bisedave.
Viktima e pafajshme, Hassouna, personazhi kryesor në dokumentarin e regjisores Farsi, ishte 25-vjeç, fotoreportere nga Gaza. Sipas deklaratave zyrtare izraelite, sulmi kishte në shënjestër një operativ të Hamasit, vdekja e saj dhe e familjes ishte thjesht një aksident tragjik i luftës.
Sipas ‘Gaza Notifications‘, Hassouna ishte një artiste, fotografe dhe gazetare e talentuar, një zë i guximshëm nga Gaza, e njohur për imazhet dhe për rrëfimin e saj të fuqishëm. Forcat izraelite e vranë, duke e heshtur një zë të pafajshëm, duke e “thyer a verbuar një thjerrëz” që i tregonte botës të vërtetën e tragjedisë në Gaza.
*
Regjisorja Sepideh Farsi jeton në “Paris”, apo mbase ndokund tjetër. Shkurt, diku në Evropë, ndoshta e ndan kohën e vet mes Parisit dhe Athinës, që nga viti 2009 është e vështirë për të që të kthehet në Iran, për shkak të filmave të saj dhe të aktivizmit kundër regjimit iranian. Thuhet se të gjithë filmat e saj janë të ndaluar në Iran. Ashtu siç dihet që censura në Iran është në nivele shumë të larta, në v. 2024 konsiderohej ndër më ekstremet në botë. Reporterët pa Kufij, nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, e patën renditur Iranin në pozicionin e 176-të.
(Sky Division, Qershor 2025)

|