“SOS” (by Dimash Kudaibergen, 2021) – Sky Division Rmx, 2025

Sky Division – “SOS” (by Dimash Kudaibergen, 2021) – Rmx, 2025
(q 2025 – pak fjalë)

Njëri nga artistët muzikor më të talentuar dhe më unikë në botë – këngëtari kazak me një gamë GJASHTË-OKTAVËSHE, Dimash Kudaibergen, mund t’i arrijë notat MË TË ULËTA dhe ato MË TË LARTAT sopranistike, fare lehtë.

E pata dëgjuar duke e kënduar madje këngën e realizuar dikur nga Inva Mula për filmin “Elementi i Pestë”, pothuaj këngë e pamundur, një tekno-këngë operistike duhej të këndohej gjoja nga një “diva alienike e filmit” (ashtu i duhej filmit, atë temë kishte, me alienët), sepse nga njerëzia e pamundur të këndohej – prandaj atëbotë Inva Mula qe zgjedhur, ashtu i qe duhur regjisorit francez Luc Besson – sidoqoftë ja tashmë çudia, një djaloshar nga Kazakstani mund t’i arrij të njëjtat lartësi oktavistike, njësoj si dhe e madhja Inva Mula : ) sikur pata ngelur, pothuaj sikur kurrë s’kam “pritur” që meshkujt t’i arrijnë ato nota të larta, ehuuu sikur vërtet ky djaloshi më qe dukur si “alien” : )

Dimash është një fenomen muzikor që e ka mahnitur botën mbarë. Vërtet një yll, i lindur jo i “prodhuar” as i sforcuar, pata lexuar diku se është gjithashtu një person jashtëzakonisht modest, i përulur dhe i thjeshtë, që e do familjen, vendin dhe fansat e tij. I lindur në v. 1994 në Aktobe, Kazakistan, Dimash është rritur në një familje muzikantësh – prindërit e tij ishin që të dy këngëtarë, e po ashtu dhe gjyshërit e tij ishin muzikantë.

Jo vetëm zëri dhe talenti i tij mahnitës, ai i luan madje dhe 6 instrumente – ndërsa unë vetë asnjë, as dhe 1 instrument të vetëm (pata shkruar si shënim i shkurtër në anglisht, tek “project settings” të DAW)… e megjithatë guxoj ta “miksoj” zërin e tij, ja pse nëse ai ndonjëherë e dëgjon këtë muzikë, padyshim do çuditet, patjetër se do i shkojë buza në gaz dhe atij : )

***
| – – –
2. “Diva Alienike” – Krenaria shqiptare e muzikës “universale”

[ Aktualizuar – shih po ashtu: Inva Mula – Il Dolce Suono & The Diva Dance, 1997 ]

Në v. 1997, “Elementi i Pestë” (Le Cinquieme Element – film franko-amerikan – sqarim shtesë: nuk qenka franko-amerikan… por vetëm film francez, në anglisht) një Diva e muzikës universale (gjoja si “zonjë alienike”) duhej ta këndonte një tekno-këngë operistike. Zëri i “Zonjës blu” do ishte zëri i sopranos shqiptare Inva Mula. Sa për alienët e vërtetë s’dimë gjë, ama pak këngëtare të Tokës munden me zërin e tyre si Inva Mula (këtë “pohim” të guximshëm s’e bëra kot, do e sqaroj pakëz më poshtë : )

Derisa Inva Mula do ishte “huazimi… artistikja muzikale”, roli i këngëtares alienike (me emrin “Diva Plavalaguna”) qe luajtur nga aktorja franceze Maïwenn Le Besco. Se si qe përzgjedhur pikërisht Inva Mula të këndonte për filmin s’e kam idenë. Karakteri ose personazhi i “Zonjës Alienike” qe emëruar në bazë të lagunës kroate “Plava Laguna”, ku dmth. regjisorit i pëlqente për kalimin e pushimeve. “Plava Laguna” (Laguna e Kaltër) në Poreç të Kroacisë na paskësh qenë vendpushimi favorit i regjisorit francez Luc Besson (si koinçidencë, kam qenë dhe vetë aty… dikur).

Kritikët qenkan shprehur se zëri i “Divas” (pra kënduar nga Inva Mula) është një soprano mjaft elastik, fleksibël, endet pothuaj nga një regjistër i lartë Alto e deri në koloraturë. Bëmat operistike gjatë performancës vokale në skenë (dmth. të “Zonjës Alienike”) fizikisht janë gati të pamundura për njerëzit, duke e mbështetur kështu famën dhe madhështinë e këngëtares operistike (alienike, sipas skenarit të filmit). Shkurt, e lehtë të kuptohet që regjisorit Besson i qe nevojitur dikush me aftësi vokalistike pothuaj të jashtëzakonshme, e që do ishte soprano-krenaria shqiptare Inva Mula.
| – – –
[ shkëputje nga: “Liria artistike, universalizmat, ndërlidhja e ëmbël e koinçidencave!”, Senad Guraziu – Ars Poetica, Prill 2021 ]

***

“SOS” (by Dimash Kudaibergen, 2021) – Sky Division Rmx, 2025

He is simply amazing, one of the most talented and unique musical artists in the world – Dimash Kudaibergen, the Kazakh singer with a SIX-OCTAVE range. He can reach the LOWEST bass notes and the HIGHEST soprano notes with ease.
Dimash is a musical phenomenon who has amazed the world. He is truly a star, I’ve read somewhere that he is also a humble and kind person who loves his family, his country, and his fans. Born in 1994 in Aktobe, Kazakhstan, Dimash grew up in a musical family – his parents were both singers and his grandparents were musicians. Not only his voice and his talent, he also plays six instruments; piano, keyboards, dombra, drums, guitar, marimba and bayan.
Me, myself none, not a single one instrument… yet I dare to mix him, that’s why if he ever listen to this I am sure he will smile too : )
(S. Guraziu – Sky Division, June 2025)