Klithmë Qytetarie Kundër Luftës!

Senad Guraziu – Ars Poetica, 23 Qershor 2025

(…mos vallë Amerika duhet rishtas të bëhet “Great”, pa i zgjedhur mjetet, me çdo kusht e me çdo mjet, duke nisur luftra e duke shitur sa më shumë armë, aq sa 50 shtete të Amerikës së bashku mund të prodhojnë, duke tregtuar sa më shumë armë me “djajtë e luftës”…)

***
…qytetarë të botës, të Evropës, të Amerikës, qytetarë të BE-së, të dashur holandezë, të gjithë e dëgjuam lajmin pak çaste më parë se Amerika e sulmoi Iranin, mos e mbështesni këtë çmenduri luftrash, mos i përkrahni luftrat e Trump, mos i mbështesni “paktet djallëzore” të stilit Trump-Natanjah, të dy janë thjesht diç si “djaj-ambasadorë” të industrisë së madhe të armëve, veglat politike të Trump i njeh tashmë e gjithë bota, ai pandeh por tutje nuk i shitet asnjë “poker face”, duke luajtur me tarifat e me “trade wars”, duke shitur armë dhe duke filluar sulme kundër shteteve në paqe janë të vetmet asete që Trump ka tani për tani (sipas pikëpamjes së tij, vegla efikase për ta arritur MAGA-n – Make America Great Again)…

…duke i filluar luftrat tregtare, duke i kërcënuar ekonomitë e fqinjëve, ekonomitë e miqve më të afërt, duke zbatuar tarifa të ndryshme, të çuditshme, çuditen dhe vetë ekspertët (madje dhe për vendet më të varfra të Evropës, madje dhe për një ishull që s’paska banorë… por vetëm fokat jetuakan atje) është diç krejt tjetër, në fund të fundit pse jo, ju Presidenti, me potezat autokratikë keni zaptuar aq shumë “power”, mund të luani, të eksperimentoni me interesat ekonomike në paqe, duke menduar se do i gjunjëzoni ekonomitë e tjera dhe do t’arrini fitime të mëdha, çështje matematikore – mirëpo duke shitur armë, pako gjigante armësh, duke i filluar luftrat (derisa tregtia me armët gjoja e kamufluar nga shkalla e paskajshme globale dhe nga interesat e ndërthurura mozomokeq të vendeve) këto të fundit së bashku janë çështje krejtësisht tjetër – të gjithë e dimë, të dashur evropianë, mos i përkrahni luftrat e Trump…

…ata që shesin armë kanë nevojë për tregje armesh, kanë nevojë për luftra, për “justifikime”, Trump u shet sasi të mëdha armësh shteteve të Gjirit, Izraelit dhe gjithë botës (vetëm në Maj 2025 Trump u shiti qindra miliarda armatime 3 shteteve të Gjirit, veçanërisht Arabisë Saudite, por dhe Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe), tregtarët e armëve kanë nevojë për “armiq”, për momentin s’kanë asnjë “opsion” më të mirë se Irani, ky ishte “plani strategjik” i Natanjahut, fillimi i një lufte me Iranin është mënyra e tij për ta ndihmuar Trumpin, kështu që ndërsjellazi Amerika do i mbrojë qëllimet e tij, ëndrrat e tij, strategjikat e Izraelit, madje Trump është i vetmi President në historinë e SHBA që shkoi kaq “larg”, duke i lejuar + ndihmuar Natanjahut që ky ta bëjë atë që bën “më së miri”, destabilizimin e rajonit dhe kërcënimin e paqes botërore, që të dy e fajësojnë Iranin se po bëhen 30 vjet dhe Irani ende shtiret “shtet paqesor”, ende s’e ndërtoi asnjë bombë atomike, dhe bota duhet të shtiren të verbër, t’mos shohin se ndoshta janë Trump dhe Natanjahu ata që duhet fajësuar…

…kjo strategji djallëzore me armët e me raketat, është vetëm njëra nga “veglat” që Trump i përdor, ai dëshiron që ideologjia MAGA të ketë sukses pa i zgjedhur mjetet, “whatever it takes”, nuk ka rëndësi si (Trump madje i manipuloi aleatët evropianë duke lozur cic-mic me marrëveshjet e NATO-s, duke ua futur miqve “thikën në shpinë”, i mori nga Evropa pothuaj 1 trilion $ shtesë, duke u shitur ekstra-mbrojtje psikologjike dhe taktike, duke e përdorur ankthin e Ruso-Ukrainës në prag të Evropës, patjetër se ju kujtohet “Amerika nuk do t’ju mbrojë nëse nuk blini më shumë armë nga ne“), pastaj vetëm pak muaj më vonë e poshtëroi Zelensky-n dhe Putini doli se nuk qenkësh “ai që e rrezikon Evropën”, Putini tashmë “mik” i Amerikës (tekefundit mik i Trumpit), në këtë vazhdë sikur na dhimbset pakëz Gjermania e madhe që duhet t’i “përulet” Trumpit sepse interesat e saj ekonomike (industria e madhe automobilistike dhe plot të tjera) varen nga tregu amerikan – ju kuptojmë z. Kancelar, si evropianë ju kuptojmë fort mirë z. Merz, e keni mirëkuptimin tonë sa u përket dollarëve dhe eurove, por mos i përkrahni luftrat e Trump, tregtinë e armëve të tij, është turp i pafalshëm që Gjermania ta përkrah dhe të hesht për gjenocidin e Natanjahut në Gaza…

…e gjithë bota e pa se kush është Trump, ishte në “eterin mediatik” të mbarë botës, madje dhe pinguinët e akullnajave mund ta kenë parë nëpërmjet satelitëve, ndoshta dhe vetë alienët (nëse ekzistojnë) do jenë çuditur si e trajtoi administrata e Trump të ngratin Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dhe gjithashtu e gjithë bota mbarë e di se Amerika e shkaktoi luftën 3-4-vjeçare ukrainase, bota e di se Amerika e sabotoi Nord Stream (TV-ja holandeze e ka sqaruar qartë se ishte CIA, Gjermania dhe shumë liderë të tjerë evropianë e dinin këtë), për 3 vjet e furnizuan Ukrainën me dhjetra e qindra miliarda armatime, të cilat armë Trump kërkonte që Ukraina t’i “shpaguajë… me kushte e konditash të reja, sepse për fat të mirë ukrainasit na paskan minerale të rralla” – mos i mbështesni luftrat e Trump, sepse në thelb janë tregti armësh të tij, luftrat e botës janë “pazarllëqe” të tij…

…të gjitha luftrat që do i nis Trump, dhe gjithë marrëveshjet e armëve që i ka nënshkruar janë vetëm “klithma” e tij gjoja qëllim-mirë e Amerikës, administrata, aparati amerikan politikat e tij pretendon t’ia “shet” botës si paqësore, Trumpi është fuqi që i ndalë luftrat, se politikat e Trump janë “bisnes i pafajshëm” për të mirën e Amerikës, bota e di se borxhi publik amerikan është 36 trilionë $, gjithashtu dy mandatet e tij presidenciale deri tani qëlloi t’jenë më të këqijat e historisë amerikane, deficiti federal kurrë s’ka qenë më keq, ja pse i duhej gjoja Doge (për ta kursyer ndonjë $, saora doli në pah që s’kishte çfarë kursehej), dhe Trump sikur po përpiqet të bëjë diç në këtë drejtim, bota e kupton që Trump e do Amerikën, patriot i madh por si do e bëjë “Great Again”… duke shitur sa më shumë armë, aq sa 50 shtete të Amerikës së bashku mund të prodhojnë, duke i sulmuar me veglat “proksiste” si Izraeli shtetet e botës, vallë për çfarë duhen armët, mos vallë vetëm sa për t’u bërë Amerika “rishtas Great”…

…qytetarë të Evropës së madhe zgjohuni, mos lejoni që “djajtë e armëve” të lozin me lirinë e qytetarisë dhe me arsyen e shëndoshë, mos i mbështesni luftrat Trump-Natanjahu, mos vallëzo Evropë nën “muzikat” e Trump sepse muzikat e tij do i paguajmë shtrenjtë, mbroje lirinë dhe paqen me dinjitetin e botës së qytetëruar, Evropë e dashur mos e mbështet gjenocidin Trump-Natanjahu në Gaza, po vdesin nga uria 2 milion gazanë të pafajshëm pikërisht tani (derisa duke i shkruar këto fjalë), aq shumë fëmijë të pafajshëm, aq shumë nënash të pafajshme, mos e mbështesni katastrofën humanitare shkaktuar nga pazarllëqet Trump-Natajahu, mos i përkrahni sulmet e tyre ndaj Iranit, mos lejoni që makineria e tyre djallëzore të fitojë, sepse është makineri e luftës, makineri e shitjes së armëve dhe e krijimit të “armiqve” (për t’i ngopur interesat e tregtarëve të armëve), zgjohuni qytetarë të Evropës së madhe, zgjohu Amerikë e paskajshme, hapini sytë, mbrojeni paqen tuaj dhe pafajësinë, historia do na gjykojë të gjithëve…

(ngjitur një karikaturë e vjetër amerikane, nuk di saktësisht sa e vjetër, por të paktën 5-6 vjeç… dhe infografika e borxhit publik amerikan + e deficitit federal, flasin shumë për “taktikat djallëzore ekonomike” të Trump, për “klithmën” e tij që t’arrihet MAGA me çdo mjet e me çdo kusht, pa i zgjedhur as mjetet as kushtet, madje duke i shitur me triliona armatime, duke i filluar luftrat, duke e cenuar paqen e popujve)