Sky Division – Perspectives (Përpsektivat), J-Q 2025

“Perspectives” (Edited by S. Guraziu), June 2025

(perspective – a particular attitude towards or way of regarding something, a point of view)

 
( note: unfortunately, it seems the video has some typographical errors, some missing letters… I saw the errors now, I could fix them, of course, but out of laziness… let it stay just as it is : )

[ USA & Gulf States ]

– The US is the biggest exporter of arms globally, and a top supplier to Gulf countries.
– Saudi Arabia and Qatar each accounted for 6.8% of the world’s total arms imports for 2020-24, making them the 3rd and 4th largest importers of arms globally.
– Saudi Arabia is the main recipient of US arms, about 74% of Saudi arms imports come from the US.
– Of course, not only arms, the total stock of US FDI (Foreign Direct Investment) in Saudi Arabia reached $11.3bn in 2023. Conversely, Saudi Arabia’s FDI stock in the US stood at $9.6bn.
– Between 2020 and 2024, Saudi Arabia received 12% of the US’s total arms exports.
– During his trip (May 2025), Trump offered to Saudi Arabia an arms package worth more than $100bn.
– In the 2020-24 period, US was the top supplier of arms to Qatar, accounting for 48% of Qatar’s imports.
– In March 2025, US approved a large weapons package to Qatar, worth $2bn.
– In the 2020-24 period, US was the top supplier of arms to UAE, accounting for 42% of the country’s imports. – The UAE is the 11th largest importer of arms, accounting for 2.6% of global imports for for 2020-24.
– Saudi Arabia, Qatar, and the UAE are 3 of the world’s wealthiest nations, of course, they don’t buy only arms from US.
– They are 3 of the most influential US partners in the Gulf region.
– That’s why Trump embarked on a 3-day tour (in May 2025), with a focus on securing economic agreements with them.
– Trump and Saudi King Al Saud signed a $110bn arms deal. Saudi Arabia is aiming to buy $350bn worth of arms over 10 years.

[ USA & Israel ]

– US aid to Israel in arms is $3 bn yearly. Yet in August 2024 US approved $20 bn in arms sales to Israel.
– Meanwhile the entire population of Gaza (about 2.1 million people) is experiencing starvation, and high levels of acute food insecurity. Allowed (ignored) by the US, by the EU, by the whole Europe and the World !

[ USA & Iran ]

What about Iran? Nothing… Iran is simply doomed by the “witches’ sabbath”, it will have an unfortunate and inescapable war, arms dealers need an “enemy” (or more enemies), it’s not that easy to “find” them, it takes years, decades to design a geo-political agenda (Netanyahu spent 30 years or more), you “fabricate” some geo-political enemies, that’s the way the entire “arms dealership” works, the market is “camouflaged” by the global scale. Netanyahu understands perfectly how it works, he understands the needs of an empire, the hunger of a “lion-empire”, Netanyahu is just a handy “tool” (to reach his own goals too), Trump doesn’t like him personally, but Trump likes the “idea” very much, he’s the only US President in history that allowes Netanyahu to do what he does “best”. Otherwise, why would someone invest in making, selling, buying… arms, it would be a pure waste of $ – would say Trump.

[ USA & Club ]

That’s why the world has many great “arms dealers”, billions of $ in arms, it seems Europe, EU, USA, Israel and the “business” club-countries like Saudi Arabia, Qatar, UAE etc. are capable of any “dealership”, ready for any starvation campaign, ie. for an orchestrated murder of Palestinian people, of innocent children, of innocent mothers… even though the Holocaust seems not “long time ago”, we remember Auschwits complex (40 concetration camps, as if “concentrated” in 1), very well !

Sky Division – “Perspectives”, June 2025

Sources:
– Khan Younis, Gaza – May 2025 (Al Jazeera Footage)
– SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute)
– UN Comtrade Database
– US Department of State
– Al Jazeera Stock Audio
– Al Jazeera Infographics
– Stock photos by Getty Images, AP, Al Jazeera photos

 
[ see also > Irani i ka me dhjetra Nukli-bombash https://letrat.eu/?p=17898 ]

 
Perspektivat, Qershor 2025 (Sky Division)
“Perspektivat” (Edituar nga S. Guraziu), Qershor 2025

( perspektivë – qëndrim i veçantë ndaj diçkaje, këndvështrim ose mënyrë caktuar e vështrimit të diçkaje )

[ ShBA, dhe Shtetet e Gjirit ]

– ShBA-të janë eksportuesi më i madh i armëve në nivel global dhe furnizuesi kryesor i armëve për vendet e Gjirit.
– Arabia Saudite dhe Katari përbënin nga 6.8% të importeve totale të armëve në botë për vitet 2020-24, duke i bërë ato importuesit e 3-të dhe të 4-t më të mëdhenj të armëve në nivel global.
– Arabia Saudite është blerësi kryesor i armëve amerikane, rreth 74% e importeve të armëve saudite vijnë nga ShBA.
– Sigurisht, jo vetëm armët janë në pyetje, në v. 2023 stoku total i Investimeve Direkte të Huaja (FDI) të ShBA në Arabinë Saudite arriti në 11.3 miliardë $. Dhe anasjelltas, stoku i FDI të Arabisë Saudite në ShBA ishte 9.6 miliardë $.
– Mes viteve 2020-2024, Arabia Saudite si blerës përbënte 12% të eksporteve totale të armëve të ShBA.
– Gjatë vizitës sëfundi të tij (në Maj 2025), Trump i ofroi Arabisë Saudite një “pako armatimi” me vlerë prej më shumë se 100 miliardë $.

– Në periudhën 2020-24, ShBA-të ishin furnizuesi kryesor i armëve për Katarin, tregti që përbënte 48% të importeve të Katarit.
– Në Mars 2025, ShBA-të e miratuan një “pako” të madhe armësh për Katarin, me vlerë 2 miliardë $.
– Në periudhën 2020-24, ShBA-të ishin furnizuesi kryesor i armëve për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), tregti që përbënte 42% të importeve të vendit.
– Gjatë periudhës 2020-24 Emiratet e Bashkuara Arabe ishin importuesi i 11-të më i madh i armëve në botë, duke përbërë 2.6% të importeve globale.
– Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë 3 nga vendet më të pasura në botë, afërmendsh, nuk blejnë vetëm armë ato nga ShBA-të.
– Këto 3 shtete janë 3 nga partnerët më të ndikueshëm të ShBA në rajonin e Gjirit.
– Andaj dhe arsyeja pse Trump e nisi turneun e tij 3-ditor (në Maj 2025), me fokus sigurimin e marrëveshjeve ekonomike me ta.
– Trump dhe mbreti Saudit, Al Saud e nënshkruan një marrëveshje armësh prej 110 miliardë $. Arabia Saudite synon të blejë armë me vlerën marramendëse prej 350 miliardë $ gjatë 10 viteve në vazhdim.

[ ShBA, dhe Izraeli ]

– Ndihma amerikane për Izraelin në armatime është 3 miliardë $ në vit. Megjithatë, në Gusht 2024, ShBA e miratoi shitjen e “pakos armative” prej 20 miliardë $ për Izraelin.
– Ndërkohë, e gjithë popullsia e Gazës (rreth 2.1 milionë njerëz) janë duke e përjetuar urinë akute dhe nivele të larta të pasigurisë ushqimore. Katastrofë humanitare e lejuar (e injoruar) nga ShBA, nga BE-ja, nga e gjithë Evropa dhe Bota!

[ ShBA, dhe Irani ]

Po Irani? Asgjë… Irani thjesht është i mallkuar nga “shtrigëzezat sabatike”, do ta ketë një luftë të pafat dhe të pashmangshme, tregtarët e armëve ia imponojnë sepse kanë nevojë për një “armik” (ose për më shumë armiq), nuk është dhe aq e lehtë t’i “gjesh” armiqtë e mëdhenj super-të rrezikshëm, duhen vite e dekada për hartimin e një axhende gjeo-politike (psh. Natanjahut iu deshën 30 vjet e më shumë), i “fabrikon” disa armiq gjeopolitikë, dhe kështu funksionon e gjithë “tregtia e armëve”, tregu pothuaj i padukshëm, i “kamufluar” nga përshkallëzimi global. Natanjahu e kupton në mënyrë të përsosur si funksionon, ai i kupton fort mirë nevojat e një perandorie, e kupton urinë e një “perandorie luaneske”, Natanjahu është “veglurinë” e dobishme trumpidenteske (për t’i arritur dhe qëllimet e veta, qëllimet strategjike të Izraelit), Trumpit nuk i pëlqen Natanjahu personalisht, por e pëlqen jashtëzakonisht “idenë”, ai është i vetmi President në historinë e ShBA që ia lejon Natanjahut të bëjë atë që Natanjahu e bën “më së miri” (pështjellimin e lëmshave). Përndryshe, pse do investonte ndokush në prodhimin, në shitjen, në blerjen… e armëve, përndryshe s’do ishte gjë tjetër pos humbje e kulluar e $ – do shprehej Trump.

[ ShBA & Klubi ]

Kjo dhe është arsyeja pse bota ka aq shumë “tregtarë armësh” të mëdhenj, i “shkrijnë” me qindra miliarda dollarë në armë, duket se Evropa, BE-ja, ShBA, Izraeli dhe vendet e “klub-biznesit” si Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe etj., janë të afta për çdo lloj “ujdie tregtare”, janë të gatshme për çdo lloj fushate urie të “armatosur”, si psh.. për vrasjen e orkestruar të popullit palestinez, për vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, të nënave të pafajshme… anise Holokausti në dukje nuk “duket dhe aq larg në kohë”, mbamendjen e kemi super, kompleksin e Aushvicit (kompleks me 40 kampe përqendrimi bashkë, thuase të “koncentruara” në 1) e kujtojmë fort mirë!

“Perspektivat” – Sky Diivison, Qershor 2025

Burimet, referencat:
– Khan Younis, Gaza – May 2025 (Al Jazeera Footage)
– SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute)
– UN Comtrade Database
– US Department of State
– Al Jazeera Stock Audio
– Al Jazeera Infographics
– Stock photos by Getty Images, AP, Al Jazeera photos

 
[ shih dhe > Irani i ka me dhjetra Nukli-bombash https://letrat.eu/?p=17898 ]