SG – Hidro-poezi për titullin “Miss” (III), 2005

HIDRO-POEZI PËR TITULLIN “MISS” (III)
S. Guraziu, 2005

Mbase mirëfilli kurrë s’do ta dimë
ç’është jeta, mua ende s’më pëlqen
të di ç’është as dashuria,
thuase turpërohem nga qelqurina
e syrit tënd, buzët e tua si “zjarr”
i lëngshëm, sikur donë t’ma thonë
troç, etja ime është ujë,
vetë jeta, dhe dashuria –
teknikisht e di, qeniet ujë janë,
90% ujë, lindin në ujë, vdesin
në ujë, ujin e kanë frymë – truri
e zemra ku “gatuhet” dashuria
73% ujë janë, muskujt e buzëqeshjes
dhe (bie fjala) ata të spazmave
orgazmike… 79%, madje mushkëritë
83% – aty “digjet” oksigjeni
i kujtimeve, thjesht një furrë uji!


Aleksandr Kuskov – Water-woman, 3D-model