“Kadarea”, dhe Çmimet e Republikës për vjetët 1962-1964

(s. guraziu – ars poetica, 2019)
(Nendori Nr 1, Janar 1966 – Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë)
– në fushën e letërsisë dhe të arteve jepen këto çmime:
Poetit Ismail Kadarea i jepet çmimi i Republikës, shkalla I, për poemën “Përse mendohen këto male”…

…s’e kuptoj pse “Kadarea”… pse ky lëshim-gabim me emrin ! nuk di sa ia vlen hamendësia tani, s’është se nxirret gjë në dritë – ndoshta atëbotë ende s’ishte aq i “njohur”, ende jo shkrimtar aq i madh, do ia ndanin çmimin por redaktorët e revistave s’ia mbanin mend emrin dhe aq kollaj, sidoqoftë, ky lëshim rreth emrit (tani duke i “analizuar” arkivat plot pluhur të kohës sonë) sikur na shtynë të hamendësojmë mos vallë shqiptarët ende s’e dinin sa i madh ishte, anise “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Përbindëshi” veç ishin botuar (para v. 1966) – apo ndoshta meqë akoma jo i përkthyer në frëngjisht dhe në gjuhë tjera të huaja, meqë akoma botërisht nuk dihej sa i madh ishte (si shkrimtar), bota ende s’e dinin sa i madh do “bëhej”… e qartë, s’kishin si ta dinin as vetë shqiptarët…

…apo ndoshta s’duhet dramatizuar rreth lëshimit me emrin, 1 germë “hesapi”, mjafton fakti që me botimin e “Përse mendohen këto male” Kadarea përveç shkrimtar bëhet dhe “poet”, madje e fiton dhe Çmimin e Republikës, e fiton si “Kadarea” dhe ashtu ngelet në arkivat (për t’u çuditur ne), anise ç’është e vërteta, nëse të tirrej akoma më holl, Kadarea e ka shkruar dhe “Partia Ime”… por nuk i takonte çmim, as i Republikës as çmim i Partisë, pse… s’e kemi idenë, natyrisht s’kemi si ta dimë, mirëpo nëse dramatizohet sadopak lëshimi rreth emrit të tij, atëherë cilido historian i dobët do konkludonte “akoma s’ishte i njohur” si Kadare, e ngatërronin si “Kadarea”, tjetër se ata të revistave atëbotë, saherë u konvenonte, shpesh dhe vjershëtorët ordinerë i shpallnin “poetë”, ndonjëherë madje dhe shkrimtarët i quanin poetë : )