Ava Max, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa – Disa foto (mini-galeri)!

…në një faqe kishte vetëm këso fotosh, “celebrities”, gjithë personat e njohur të botës ishin aty… por dhe kishte panumër fotosh të tjera (me miliona ndoshta, të ashtuquajtura “wallpapers”, për natyrën, për industrinë, për show-biz, për çdo kategori të mundshme që njeriut i shkon mendja), faqe enkas për fotosh të zgjedhura, dhe për çudi s’kishte as reklama dhe aso detaje që na bëjnë të ikim akoma pa ia nisur vizitës mirëfilli (klikoje këtë, shihe këtë, plotësoje këtë, mos je robot ndoshta… etj. jo, s’kishte këso, fotot thjesht hapeshin siç u ka hije – dhe aty dmth. i shfletova, i pashë me dhjetra fotosh të Ava Max, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa që unë s’i kisha parë (ndoshta sepse mua vetëm kur më duhet ndonjë foto për muzikat i shoh : ) nga të gjitha këto që i zgjodha vetëm 4-5 sosh prej tyre më ishin sadopak të “njohura”… të tjerat asnjë, mund t’i kenë ndoshta me vite që janë shkrepur por “who cares”, për mua fringo të reja : )