Islami – Ekstrakt, skema e degëve dhe nëndegëve

(sguraziu – ars poetica, mars 2019)

(nga “Pema” e religjioneve të botës – Infografikë nga Funk & Consulting)

…dihet, skematikat e religjioneve gjithmonë kanë qenë komplekse, nga studiusit llogaritet se sot ka rreth 4200 besime të ndryshme (pra dhe vetëm si “numër” është numer marramendës), për besimtarët e një feje të caktuar është aq e lehtë + aq e thjeshtë, e gjitha çfarë kërkohet është të BESOSH… kaq, nëse ta kesh besimin aty per aty do ta kesh dhe qetësinë shpirtërore e buzëqeshjen të pacenueshme…

…mirëpo për kureshtarët si “outsiders”, bie fjala për antropologët e për studiusit afërmendsh që s’është dhe aq e lehtë, ata sikur përherë do t’ballafaqohen me struktura komplekse, me një Everest infosh e me “big data” (siç sot ia thuhet me zhargonin “futuristik”)…

…gjithsesi, mbase është pakëz interesante që, derisa Kristianizmi si religjioni më i madh i botës me afro 2 miliardë besimtarë, dhe që pasohet nga Islami me rreth 1.5 miliard besimtarë, pothuaj po aq i takojnë dhe grupnajës “jofetare”, dmth. që konsiderohen (e vetëkonsiderohen) si “sekularistë”, ose “agnostikë”, ose “ateistë” (etj.), edhe kjo grupnajë mund t’i ketë ndoshta nga 1.5 deri 2 miliardë “fansa” – një nga këso aderuesish ishte dikur dhe Ajnshtajni i madh, i cili siç e dimë na ishte shkencëtar, mirëpo ashtu filozofikisht pati konkluduar se “religjioni pa shkencën është i verbër, ndërsa shkenca pa religjioninmund të jetë dhe çalamankë” : )