Britannica dhe “Muaji i Femrave” – Feminizmi dhe solidarizimi!

(sguraziu – ars poetica, mars 2019 – pak fjalë)

Nga një adoleshente që e ka fituar luftën, e deri tek “Nëna e Bombës Atomike” e cila impenjohej për paqen, Britannica i ka ndarë 100 femrat e historisë në kategoritë: Artistet, Atletet (Sportistet), Zbulueset, Prijataret, Performueset, Vizionaret, Shkrimtaret…

Britannica nuk e thotë vetë e as nuk mburret, natyrisht, por diç si aktivitet më i “veçantë” sesa zakonisht bie në sy kohëve të fundit, diç mjaft e bukur dhe simpatike, një valë e madhe solidarizuese me të drejtat e femrave mund të hetohet gjithandej, fryma pozitive e qasja solidare mund te hetohet madje dhe në logot e dizajnuara enkas për festivitetin.

Britannica thotë se është duke festuar “Muajin e Historisë së Grave”, andaj i ka zgjedhur 100 femrat më të spikatura gjatë historisë, pionerkat e shtigjeve të kurajos e të lavdisë, e ka hijeshuar gjithë enciklopedinë me gjërat më të bukura e impresive që i kanë arritur femrat në historinë e njerëzimit.

Britannica në kuadër të kontekstit “festiv” madje i ka futur dhe “4 valët e feminizmit”, artikuj të bukur dhe të saktë rreth feminizmit, ose shkurt rreth gjithë historisë së feminizmit…