Pablo Picasso – Portret i Picasso (dmth. Auto-Portret) 1972

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

Pablo Picasso (1881-1973) – Portret i Picasso (dmth. Auto-Portret 🙂 1972

…ky “auto-portret interesant” nga Picasso qe ofruar në ankandet e Christie’s, dhe e qartë që artist-xhufurraku thjesht e pati marrë një foto të pluhurosur, e pati “shkarravitur” pakëz surratin e vet… duke menduar si “kujtim-kartolinë” për mikun, e pati pajisur me datë e me dedikim… “pour mon ami Norman Granz – Picasso 9.1.72“…

sot, edhe pse realisht si objekt “artistik” vërtet s’ka asnjë lloj vlere, megjithatë, si objekt “historik”, si konvertim i vlerës abstrakte të parasë, si “materializim”, kushedi ç’vlerë mund të arrijë për koleksionistët e për tregtarët e pasur, s’duhet çuditur njeriu nëse flitet për dhjetra mijëra, qindra mijëra… apo dhe miliona (why not : )
meqë Christie’s merret me shitje dhe meqë çmimet shpesh janë “astronomike”, ofrohej nga ta madje dhe “garanci” për blerësin eventual, blerësit të ardhshëm i jepej garancia se Maya Widmaier-Picasso së bashku me Claude Picasso e paskan konfirmuar autenticitetin e “veprës”… dmth. auto-surrat-portreti s’është ndonjë shaka, vërtet e pati bërë dikur dora e vetë xhufurrakut – pa pa pa sikur po thosha mëvete, shih sa “serioze” është bota jonë e fetishizmit, bota e biznesit : )


Pablo Picasso (1881-1973) – Portret i Picasso (dmth. Auto-Surrat-Portret 🙂 1972